• |
ide | kryesore

Shqipëria nuk ka kamarierë, sipërmarrësit: Punojnë 3 ditë dhe largohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kriza e mungesës së fuqisë punëtorëve ka prekur baret dhe restorantet.

Aldo, prej vitesh merret me menaxhimin e ketyrë aktiviteteve. Por kohët e fundit, për të gjetur kamarierë, banakierë apo dhe sanitare, është kthyer në sfidë.

“Duke ardhur dhe duke rënë kërkesa për kamarier, banakierë apo dhe pozicione të tilla të punë. Ne tani kemi vende vakante dhe aktualisht dhe kërkesat janë shumë të ulta”, u shpreh ai.

Aktualisht, në sektorin e bareve dhe restoranteve, janë rreth 15 mijë vende të lira pune. Sipërmarrësit thonë se shkaku kryesor është largimi i popullatës në emigracion. Rritja e çmimeve është një tjetër faktor.

“Kërkojnë rroga shumë të larta dhe nuk kanë aftësinë e duhur për atë pagë që kërkojnë. Vijnë, punojnë 2-3 ditë dhe me anë të një mesazhi thonë se nuk jemi më nesër në punë”, theksoi Aldo.

Nga ana tjetër, janë shtuar kërkesat për të kryer kurse në fushën e bareve dhe restoranteve. Termi, kamerier me shkollë, po merr formë.

“Në 2015 pagat kanë qënë 30 mijë lekë të reja, ndërsa sot pa 50 mijë lekë nuk është se gjen kollaj varet dhe nga vendi dhe aftësitë që ke. E shohin si një profesion afatshkurtër, por duhet të kuptojnë që edhe kamarierët mund të rriten brenda industrisë, sot kamarier, nesër menaxher.

Të jesh kamarier nuk është diksuh që mban pjatat apo është i sjellshëm. Një kamarier sot duhet të dijë me detaje, pjatat, salcat, mënyrën e gatimit, pijet apo verërat”, deklaroi Gladiona Dona, trajnere dhe konsulente hotelerie.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve ka thënë se nga muaji mars, do të ketë një rritje të çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çajrave.

Sipas INSTAT-it, në Shqipëri, janë 17 mijë bare dhe restorante dhe në këtë sektor punojnë gati 100 mijë njerëz./Euronews



7 Comments

  1. Nuk jam dakort mo zoterinj te nderuar sot ende ka kamariere qe punojne per 180 mije ne muaj pa asnje dite pushim dhe pa sigurime ky eshte krim dhe katastrofe kur te gjitha cmimet jane dyfishuar si mund ta perballoj jetesen prandaj detyrohen dhe ikin me keq akoma keta thone kane rritur rrogat te punosh kamarier ne bregdet 14 ore ne dite i bie te besh 2 turne bashke per 500 mije te vjetra ky eshte realiteti dhe jo rritje page siç thoni turp koha po tregon anet negative te keti profesioni ne Shqiperi

  2. Kam agjenci punesimi. Te rinjve shqiptare do t’u thosha te rezistojne sa me shume dhe te mos punojne per “plehrat punedhenes” ne Shqiperi! Kur rroga minimale 500 mije leke neto te behet ligj atehere mund ta konsiderojne! Tani ne Shqiperi ka vetem punedhenes gjakpires qe nxjerrin keto mjeshtrat e mashtrimit ti bejne fresk politikave te qeverise! Kjo eshte nje qeveri kriminale qe ka derguar infermieret ne Gjermani ne bashkepunim me agjenci te shtetit gjerman per rroga bruto 1500€ muaji kur rroga duhet tu jepej 3500€ muaji te pakten! Me mire ikni, ikni dhe mos u merrni me keta punedhenes te mbaruar ne Shqiperi qe me se shumti jane drogaxhinj qe pastrojne parate ne kurrizin tuaj!

  3. Ai qe njeh vererat quhet somelier dhe jo kamarier. Gjithesesi jam dakord qe kamarieri ka nje rol shume te rendesishem ne nje bar ose restorant. Problemi eshte se ne Shqiperi kultura e biznesit eshte e vaket dhe pronari deshiron qe 80% te fitimeve ti mbaje per vehte ndersa 20% t’ua japi punetoreve.
    Ne vendet e tjera te botes ky raport eshte i anasjellte. Vertete mund te jesh pronari por ti ke e shumta 2-3 rroga me teper se sa punetori. Pjesa tjeter i shkon stafit. Ketu pronaret duan te pasurohen shume shpejt pa u dhene hakun stafit dhe normalisht punetoret shqipetare shkojne jashte shtetit. (shume mire bejne!!!)

  4. Shqiptaret me ne fund po tregohen dinjitoz per veten. Braktisin pabarazine sociale ne kete vend te ndyre ku nje socialist, minister socialist, djali e nip komunistesh merre 246 miljon lek ne muaj dhe akush nuk kerkon llogari. Ikni drejt nje vendi ku pabarizite jane te paperfillshme. Pangopshmeria e pandjeshmeria e biznesmeneve e shtetareve shqiptar eshte uleritese. Njerez reagoni bota eshte e madhe mundesite jane te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *