• |
ide | kryesore

Alda Klosi shtrohet në spital dy ditë pas arrestimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
alda



Ish-zyrtarja e lartë e kryeministrisë, Alda Klosi, e arrestuar mbrëmjen e së premtes, është shtruar në spital. Burime bëjnë me dije se Klosi ka shfaqur probleme me tensionin, dhe më pas është transportuar në spital. Sakaq, ditën e nesërme pritet që ish-zyrtarja e akuzuar pastrim parash dhe deklarata të rreme, të dalë para Gjykatës.

Grabitja në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosit, mori përmasa të mëdha , për shkak të shumës së lartë të parave për të cilën bëhej fjalë. Ishin, Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të akuzuar për vjedhjen e sasive të mëdha të parave në banesën e ish zyrtares, Klosi, prej më shumë se 120 mijë eurove, por pas një kontrolli të dytë në banesën e Rozeta Dobit e cila prej vitesh punonte si pastruese u zbuluan 404 mijë euro të tjera, duke shkaktuar një valë reagimesh.

Ndërkohë, vetëm mbrëmjen e të premtes (03.02.2023), u bë arrestimi i Alda Klosit, kjo pas dëshmisë prej disa orësh të dhënë nga pastruesja Rozeta Dobi. Dëshmi e cila zgjati nga ora 10:00 deri në orën 17:00 në ambientet e Policisë së Tiranës. Dobi deklaroi se edhe shuma tjetër e parave e gjetur në tubin e aspirimit në banesë, i përkisnin Alda Klosit. Rozeta Dobi që akuzohet për vjedhjen e 120 mijë eurove, pranoi të bashkëpunojë me policinë, duke i dorëzuar drejtësisë Alda Klosin. Pastruesja ishte në qendër të vëmendjes për shumat marramendëse të gjetura në apartamentin e ish-zyrtares. Dobi tregoi me detaje gjithçka që prej nisjes së punës për Klosin deri te arrestimi. Sakaq ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.



18 Comments

  1. Lek korrupsioni

    Nje laps shpejt e shpejt, 3.8 miliard euro buxheti vjetor , sioas klsh diku 50 % vidhet. I bie gati 2 miliard euro, shtoji te ardhurat nga aktiviteti i droges qe shkon tek 8 deri 10 miliard trafik ne vit, ku 10 deri 20% eshte tarifa i bie tek 1 deri 2miliard euro te tjera ne vit . Ne total rama dhe ridhjerja arketojne 3 deri 4 miliard euro ne vit.
    Pjesa me e madhe shkon tek rama dhe noi therrime bie rruges tek aldrat kur shkojne leket lart te rama. Per kete gje rama eshte shume serioz dhe i ftohte. Rama vete duhet te coje leke tek organizata e sorros.

    Mbeshtetje falas nuk ka.

  2. Sa veta vuajne nga tensioni, nuk shtrihen ne spital. Vetem jeta rilindasit sa kapen semuren nga zemra e tensioni. E kane bere valvul shpetimi. Ose e kane semundje ne grup, mbase nga kokaina qe marrin rregullisht

    1. Me mire thuaj: sa vete vuajne nga tensioni qe i kane shkaktuar keta ndyresira,se ato para kane dale nga diku,dhe po te ndjekesh hallkat e zinxhirit,aty ku perfundon dhe ata qe e ndjejne ne kocke,jemi ne!
      Dhe ne u dashka tua qajme hallin hijenave,qe nuk po dime kane apo jo gjak nder deje,e jo më tension!

  3. Ka qelia buburreca dhe lageshtire, nuk ka faj vajza. Ajo mbante pastruese qe pastronte cdo dite shtepine. Nuk i pelqen burgu dhe pike. Aty nuk ka as FCB, as telefon, as televizor. Vetem gardiane me ze burri.

    1. Dr I japin 100 000 lek I rrasin ne burg,kryeridhjersi vjedh me miliona euro na e bojn hero qelbesirat socialiste

  4. Kesa duhet ti jepet denimi qe e meriton edhe te sekustrohet e gjithe pasuria, shkerdhates qe kerkon te justifikoje ate vjedhje, edhe race e keqe, se ata qe jane denuar per korupsion te cilet skane miq as per vizite seshte lejuar,Ketu shteti duhet te tregoja sa vlene

  5. Ku eshte jarga palikaris qe nuk le rast pa bere pallavra. O jargeeeeeeeeeeee o vemjeeee po dil a te qivja udhen dhe rracen e thuaj ndonje pallavra edhe ti, se edhe kjo bundra punonjese e atij qe mbron ti ka qene.
    Keta e kane gjetur si formule, sa i vene biziliqet opaaaa spitali. Tani i vjen memorja ketyre qelbesirave qe kushedi sa vete jane shtruar ne spital e kane nderruar jete prej maskaralleqeve te tyre.
    Qelbesira

    1. Plasi syte lart.

      Dhe i paske ngaterruar rolet.

      Jeni ju bundrat tona.

      Kemi dekada qe vetem ju pallojme sipas deshires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *