• |
ide | kryesore

Shorti/ Një person fiton 754.6 milionë USD me një biletë lotarie

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
person



Një person me fat nga Uashingtoni sapo u bë shumë, shumë… më i pasur. Xhekpoti i fundit i lotarisë “Powerball” prej 754.6 milionë dollarësh u fitua nga një lojtar i vetëm të hënën, thanë zyrtarët. Ky është xhekpoti i pestë më i madh i Powerball në historinë e tij.

Fituesi i panjohur kishte parashikur me sukses të 6 numrat në biletën e tij: 5, 11, 22, 23, 69 dhe i kuq Poëerball 7. Bileta fituese është xhekpoti i dytë më i madh që fitohet në Uashington që kur ky shtet iu bashkua lotarisë në vitin 2010.

Mbajtësi i biletës ka mundësinë të marrë çmimin e tij si pagesë vjetore ose të pranojë një shumë të përgjithshme. Nëse ai zgjedh opsionin marrjes së të gjitha parave menjëherë do të marrë vetëm 407.2 milionë dollarë duke hequr taksat. Ndërsa opsioni i pagesës me këste vjetore parashikon dhënien e një shume të menjëhershme plus 29 pagesa vjetore që gjithashtu do të tatohen.

Një shtesë prej 21.1 milion dollarë amerikanë u fituan gjithashtu në çmime më të vogla. 2 bileta ranë në Michigan dhe 3 në Nju Jork që përputheshin në 5 nga 6 numrat e lotarisë. Në të gjithë SHBA-në, 58 bileta fituan çmime prej 50 mijë dollarësh dhe 16 bileta fituan nga 100 mijë dollarë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *