• |
ide | kryesore

Bllokuan foltoren, përjashtohen nga Kuvendi 10 ditë 8 deputetët e opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend



Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë 10 ditë 8 deputetë të opozitës. Këta të fundit një javë më parë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Në këtë kërkesë nga PS, depozituar ne Kryesinë e Kuvendit thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli. Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën.



10 Comments

  1. Diktaturë asgjë tjetër.Akoma nuk kuptoj si ka mundësi që Amerika e toleron akoma këtë qeveri!!Sa do themi që i duhet stabilokracia por ka dhe një limit.Sepse prishen ekuilibrat në vend.Dhe vjen destabilizimi.PS për pak gjëra e destabilizojë në 97 dhe pothuaj në në 21 janar duke sakrifikuar dhe njerëz.Kurse këtu bëhet fjalë për ekzistencën e demokracisë dhe vetë vendit. Një neodoktaturë është e tepërt dhe afrimi me Europën larg.

    1. Keta do ndryshojn me kohen por Jo pa hak do kishin ndryshuar me vlersim dhe pershtje keto duan hakun qe u takon prisni dhe shih I mos u tutni kur tu zen befas mbipesha

  2. Me se fundi u moren masa.

    Se e bene parlamentin si kopesht zoologjik.

    Shkoni or vella tek SHQUP-i: hidhuni, kerceni, pellisni.

  3. Po ca pritet tjeter nga nje kellire, frkacak
    pabyths 2 metrosh. E pate si e zuri gripi i surrelit sa i doli emri ne amerike?? Nga garda na thone qe tere kohen dridhej dhe mundohej te futej poshte fustanit te Lindes.

  4. Kane harruar kohen kur Rama ulerinte ne Parlament me megafon, sikurse ne komisionin parlamentar qe drejtonte Olldashi per kryebashkiakun dhe abuzimet e tij…

    Perjashtimi i 10 deputeteve eshte skenar per te larguar opozitaret e zëshëm nga seanca me debat per McGonigall, ne menyre qe ne sallen e Parlamentit Rama te realizoje rolin e viktimes, te atij qe ia kane hedhur dy sekseret e tij shqiptare, se Ai nuk e dinte cfare po ndodhte, madje as edhe që kete here behej fjale jo per dardha, por per nafte…

    Thjeshte viktime e “nga padija zoti hetues” …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *