• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ 40-vjeçari në Vlorë u plagos pas sherrit për ullinjtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë



Policia ka dhënë detaje për një plagosje me armë të ndodhur në këtë Vlorë. Në një njoftim për mediat me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”. Një person me iniciale L. Z., 38 vjeç ka plagosur pas një konflikti për motive të dobëta një 40-vjeçar të identifikuar si Dëfrim Pashaj.

Autori është vënë në pranga ndërsa 40-vjeçari është shtruar në spital. 38-vjeçarit i është gjetur një armë gjahu. Burime nga spitali në Vlorë thanë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai u paraqit vetë në spital para bluzave të bardha duke kërkuar ndihmë mjekësore për plagën që kishte marrë. Burime nga blutë e Vlorës thanë se sherri ka ndodhur pas një konflikti për disa ullinj. Megjithatë pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të zbardhur më shumë detaje.

“Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *