• |
ide | kryesore

PS kërcënon mediat: Mos publikoni të dhëna për “Aktivistin”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste iu është drejtuar me një kërkesë të gjithë mediave audiovizive dhe atyre online që të mos publikojnë të dhënat personale të personave që janë pjesë bërë pjesë e aplikacionit të socialistëve ‘Aktiv1sti’. Në kërkesën e drejtuar mediave PS thotë se publikimi i të dhënave cenon të drejtat e qytetarëve dhe u bën thirrje mediave që i kanë publikuar të dhënat t’i fshijë ato.

“Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në platformën elektronike “Aktiv1st”, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë çdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani”, shkruhet në kërkesë.

Në rast se mediat do të vazhdojnë të publikojnë të dhënat e përdoruesve edhe pas kësaj kërkese, PS thotë se do ndjekë këtë çështjen në mënyrë ligjore.

“Partia Socialiste e Shqipërisë do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike”, shkruhet në kërkesë.

“Aktivisti”, një aplikacion për anëtarët e PS ka ndezur debatin politik. Opozita thotë se në aplikacion janë regjistruar edhe prokurorë e gjyqtarë për t’i bërë fushatë qeverisë, ndërsa duke e mohuar socialistët thonë se tek “Aktivisti” mund të regjistrohet kushdo, edhe me emrin e dikujt tjetër.



11 Comments

  1. Neser 11 SHkurt ora 12 te mblidhemi dhe ti krrehim njehere e mire aktivistat, patrronazhistat, mjaftistat, rraceqiristat si dhe last but not least… dylberistat

  2. Keta i kane shkelur me te gjitha menyrat te drejtat dhe privatllekun e qytetareve sic bene pas para zgjedhjeve dhe tani me iranin ja u shkerdhefsha rracen bythqshyerit pederaste Mavi te LGBT

  3. Ai aplikacion eshte prone intelektuale e PSSH-se.

    Ju nqs. jeni te afte krijoni aplikacionin tuaj se jeni mesuar te na kopjoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *