• |
ide | kryesore

Kurti: E vërteta e Asociacionit dhe raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Euronews Albania për raportet mes Prishtinës dhe Tiranës. Ai i ka cilësuar marrëdhëniet si të mira duke thënë se ka ende hapësirë për bashkëpunim.

“Unë besoj se marrëdhëniet tona janë shumë të mira, por unë mendoj se ne duhet të punojmë sa më shumë për të shtuar mekanizmat e bashkëpunimit për marrëveshjet që kemi firmosur dhe të firmosim edhe marrëveshje të reja. Me qeverinë e Shqipërisë, me presidentin kemi një denduri të komunikimeve, por mund të bëjmë më shumë. Gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Unë besoj se sinergjia që krijohet nga Shqipëria dhe Kosova e bënë kombin shqiptar tejet të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, – tha Kurti.

Por ai shton se “kur Serbia drejton tytat drejt Kosovës, kjo nuk është çështje e brendshme”. “Botës serbe dhe botës ruse duhet t’iu përgjigjemi së bashku si të unifikuar”, – ka thënë ndër tjerash Kurti. Ai tha se insistimi i ndërkombëtarëve për implementimin e Asociacionit është për shkak të brengës së tyre që “mund të ketë luftë në rajon”.

“Argumentet janë në favorin tonë për sa i përket Asociacionit, e për sa i përket insistimit të ndërkombëtarëve unë mendoj se më shumë është një brengë e tyre që pas luftës në Ukrainë të mos zgjerohet konflikti edhe në Ballkan”, – ka thënë ndër tjerash Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar 33 marrëveshje, duke thënë se Beogradi s’i ka zbatuar 2/3 e tyre.

“Një nga pikat e marrëveshjes ka qenë që Kosova dhe Serbia mos ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën evropiane. Më 10 dhjetor 2022 presidenti serb Vuçiç iu ka shkruar vendeve jo-njohëse të BE-së që të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës për në BE”, – tha Kurti.

Ai e ka kundërshtuar planin e Ahtisarit sepse thoshte se “Kosova s’duhet të jetë shqiptare edhe pse kishte 93% shqiptarë. Ndërkaq pasi e shpallëm Kosovën multi-etnike duan një Asociacion multi-etnik. Argumentet janë nga ana jonë”, – ka thënë ndër tjera Kurti. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *