• |
ide | kryesore

Kurti: Ju them pse e kam pranuar planin franko-gjerman

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjerman hapur, Kurti



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në emisionin Review në Euronews Albania në lidhje me propozimin e planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kurti zbuloi arsyet pse e ka pranuar propozimin e BE-së, si dhe e vendosi theksin tek njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij Kosova nuk duhet të shoh nga e kaluara dhe sipas tij plani franko gjerman është një bazë e mirë për të ardhmen e Kosovës.

“Tash teksa festojmë 15 vjetorin e pavarësisë ne do të kujtojmë me dhembje, me mall me krenari të gjith ata që kontribuuan, u sakrifikuan dhe në të njëjtën kohë ata që na bëjnë të që kurrsesi të mos lejojmë çfarëdo sprapse apo kthimi mbrapa sa i përket funksionimit shtetërorë të Kosovës, cilësisë së demokracisë që kemi dhe integritetit territorial dhe të kufijve.

Do të kujtojmë Jasharajt, do të kujtojmë UÇK-në, do të kujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, do të kujtojmë simbolin e rezistencës Mandelën tonë Adem Demaçi, do të kujtojmë plejadën e të burgosurve politikë qysh në vitet 50 e deri në çlirim që mbajtën gjithsej 666 shekuj burg, të burgosur politik në ish-Jogusllavi dhe Serbi.

Do të kujtojmë të vrarët gjat luftës kemi mbi 10 mijë civilë të pa armatosur e të pa mbrojtur, kemi 1933 fëmijë pra më shumë se 10% të të vrarëve ishin fëmijë, 20 mijë gra e vajza të vrara e të dënuara, 860 mijë u patën depërtuar jashtë Kosovës në pranverën e vitit 99 një pjesë e madhe të cilëve i gjetën dyert e hapura tek motrat e vëllezërit në Shqipëri dhe gjithashtu 120 mijë shtëpi të shkatërruara për të cilat Serbia nuk ka paguar asnjë cent.

Propozimi i BE-së është një propozim që ne e kemi thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara. Pra ne nuk mund të shkojmë prapa. Unë përmenda çfarë kemi vuajtur e hequr sepse pikërisht këtë gjë e do Serbia kthimin mbrapa.

Nëse shikoni deklaratat e Beogradit zyrtarë ata janë në kërkim të një makine kohore që të na kthejë para vitit 1999 ose para vitit 2008. Pra në Serbi dallohen politikanët në ato që duan të na kthejnë me makinë kohore para vitit 1999 ose para vitit 2008. Por siç e dimë makinë kohor nuk ka.

Ne duhet të ecim përpara dhe unë kam konsideruar se plani Franko-Gjerman i mbështetur edhe nga SHBA është një bazë e mirë për këtë gjë”, – tha Kurti.



2 Comments

  1. Albin Kurvi te tjere luftuan dhe derdhen gjak ndersa ti e gjete gati o kelysh i Sorrosit dhe gjakun e artyre qe rane po e ben uje.. Nqs ti mendon se Franca eshte ne anen tende je thjeht nje deficent dhe miop politik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *