• |
ide | kryesore

Tragjedia e tërmetit/ Mbi 33 mijë viktima në Turqi e Siri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Turqi



Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri, ku mijëra trupa gjenden ende nën rrënoja.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se numri i të vdekurve ka arritur në 30 mijë.

Turqia ka konfirmuar se vetëm në territorin e saj kanë humbur jetën 29,605 persona. Ndërkohë që 3553 të tjerë raportohet të kenë vdekur në Siri.

Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158, ndërkohë që mijëra të tjerë janë plagosur.

Kujtojmë se tërmeti i të hënës në 7 shkurt kishte një fuqi prej 7.8 të shkallës rihter dhe ka sjellë shkatërrime të mëdha të ndërtesave në të dy vendet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *