• |
ide | kryesore

Gjermani/ Sherri me armë tek dritat e kuqe, arrestohet shqiptari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjermani



Zbardhet një përplasje me armē e ndodhur në Duisburg në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur mes bandave ku njëra palë ka qëlluar me armē ndaj palës kundërshtare.

Autoritetet bëjnë me dije se për pasojë në atë kohë kur edhe ndodhur përplasja i plagosur mbeti jo vetëm objektivi i sulmit, por edhe një kalimtar i rastit i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Autori 26-vjeçari shqiptar është arrestuar në Greqi dhe pritet ekstradimi në Gjermani.

Si ndodhi ngjarja:

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor në 2021 rreth orë 21:15, ku dy personat janë përfshirë në një përplasje mes tyre në Vulkanstrasse/cep të Charlottenstrasse në lagjen e dritave të kuqe.

Gjatë debatit, shqiptari mësohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë. Dyshohet se shkak është bërë një mosmarrëveshje për një grua (dyshohet e dashura e autorit që qëlloi me armë).

Pas të shtënave me armë autori dhe personi i sulmuar, holandezi janë larguar menjëherë. Por gjatë kontrolleve dhe hetimeve policia ka rënë në gjurmët e tyre, duke vënë në pranga të riun shqiptar në Greqi.

Lexo më tej: Na nxirr videot me orgji/ Gratë që fshehin Ramën nga interpelanca “McGonigal” 

Lexo më tej: Skandali/ Videot me pullë të kuqe të McGonigalit ndezin parlamentin 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *