• |
ide | kryesore

Shpëtohen dy vëllezërit pas 198 orësh në rrënojat e tërmetit

-Instant, Lajme, Planet



Ndonëse shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi e Siri janë të vogla, ka ende disa histori të rralla mbijetese. Në ditën e nëntë të tërmetit, pas 198 orësh, një mrekulli e dyfishtë vjen nga rrënojat në Kahramanmaraş. Mediat turke raportojnë se dy vëllezër janë nxjerrë të gjallë. Bëhet fjalë 17-vjeçarin Muhammet Enes Yeninar dhe 21-vjeçarin Baki Yenina Abdulbaki. Ata u shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan me barelë në ambulancë.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë shkaktuar dëme të mëdha në 10 provinca në Turqi. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë humbur jetën dhe shumë objekte janë shkatërruar. Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka shkuar në 37,000 nga të cilët 31,643 persona janë në Turqi dhe më shumë se 5,814 njerëz janë në Siri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *