• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dalin lëvizjet e spiunit rus në ambasadën britanike në Berlin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berlin



Mediat kanë publikuar pamjet një roje sigurie që u kap duke filmuar në ekranët e kamerave të sigurisë në ambasadën britanike në Berlin. Këtë të premte gjykata vendosi që ai të qëndrojë në burg pas akuzës së shitjes së sekreteve drejt Kremlinit. Një fans i Putinit, David Smith, 58 vjeç, kaloi 3 vjet duke mbledhur informacione të klasifikuara i motivuar nga urrejtja e tij për Perëndimin.

Një gjykatës në Londër tha se Smith kishte kopjuar “sasi të konsiderueshme” materialesh dhe ishte “paguar nga Rusia për tradhtinë e tij”. Gjykatësi Mark Wall tha se motivi i Smith kishte qenë për të “dëmtuar interesat britanike”. Ai u kap pas një operacioni të goditur nga MI5 në 2021.

Policët gjetën kopje të një letre drejtuar Kryeministrit britanik nga dy ministra të lartë të qeverisë. Smith kishte transmetuar gjithashtu detaje të identitetit dhe aktiviteteve të punëtorëve të ambasadës. Prokurori Alison Morgan tha se ai kishte “një urrejtje ekstreme ndaj vendit ku ai punonte dhe Mbretërisë së Bashkuar në përgjithësi”.

Vetë Smith pretendoi se kishte probleme me shëndetin mendor dhe thjesht donte të turpëronte ambasadën. Ai u deklarua fajtor për 8 vepra që i përkasin Aktit të Sekreteve Zyrtare. Mes tyre është edhe akuza e dhënies së informacioneve gjeneralit ushtarak rus Major Sergey Chukhrov të cilin e takoi në Berlin, në nëntor 2020.

7 akuzat e tjera përfshinin mbledhjen e informacionit, i cili mund të ishte i dobishëm për Rusinë. Në 4 raste ai është fiksuar duke përgjuar një oficer të MI5 që u maskua me emrin e rremë “Dmitry”, një shtetas rus që supozohej se po jepte ndihmë për Britaninë. Prokurorët britanikë publikuan pamjet e Smith duke regjistruar fshehurazi ekranet CCTV të ambasadës me telefonin e tij celular.

Smith takes video of CCTV monitors at the British Embassy in Berlin

Kamera e fshehtë kapi momentin kur Smith filmoi pamjet e sigurisë të vizitës së Dmitry në ambasadë, duke marrë foto të spiunit të rremë. Ai përdori gjithashtu një kamera të vogël për të filmuar rreth ndërtesës. Informacionet i ruante në një USB me emrin “PicsNew pushime në Berlin”.

Smith tha në gjykatë se ishte “i neveritur me veten dhe i turpëruar për atë që kishte bërë”. Ai tha se kishte filluar të mbledhë informacione konfidenciale gjatë një sherri me kolegët ndërsa vuante nga depresioni. Ai tha se i filmoi dokumentet pasi kishte pirë “7 litra birrë”. Më tej ai shtoi: “Më dukej si një ide e mirë në atë kohë”. Smith tha se ai nuk ia kaloi dokumentet askujt pasi “do të dëmtonte me vetëdije Mbretërinë e Bashkuar”.

Smith u dënua me 13 vjet e 2 muaj burg. Para arrestimit nga MI5, Smith u nda nga gruaja e tij ukrainase. Svetlana Makogonova u largua nga punonjësi i ambasadës pas gati 20 vitesh martesë. Një koleksionist i relikeve ushtarake, Smith duket se po shfaqte pëlqimin për Risinë edhe në shtëpinë e tij në Potsdam. Dhoma e tij e ndenjes ishte e mbushur me libra dhe stoli pro-Kremlinit, duke përfshirë një flamur të Federatës Ruse. ©LAPSI.al

Inside Smith's one-bedroom property, a large Russian flag was found propped in a corner next to a wooden bookcase, topped with a Soviet-era cap A Rottweiler soft toy donning a Soviet military cap in Smith's flat Smith holds anti-West views and is in favour of Vladimir Putin Smith, pictured being arrested in 2021 David Smith, 58, has been jailed for 13 years

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *