• |
ide | kryesore

Britania e prerë: Jo një “Republika Srpska” në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë



Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republika Srpska në Kosovë, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik, Alicia Kearns, duke komentuar planin franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve mes dyja vendeve.

“Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë ‘Republikën Srpska’ në Kosovë”, tha Kearns për Al Jazeera, në gjuhën serbe. “Ne jemi të vetëdijshëm se kjo dërgon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.

Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, Serbia këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe dhe e sheh si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti thotë se çdo Asociacion mund të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë autoritet për të bllokuar vendimet e qeverisë në Prishtinë, ashtu sikurse entiteti i Republikës Serbe që mund të bllokojë vendimet e qeverisë së Bosnje-Hercegovinës.

Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor ndërsa thotë se ka folur me ministren e Jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla. “Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklavë serbe është diçka që Britania e Madhe, ishim shumë të qartë, nuk e mbështetim”, pohoi ajo. /Telegrafi



4 Comments

  1. Kjo deklaratë e zonjës Kearns më kujton një proverb francez që thotë se “është shumë e bukur, për të qenë e vërtetë”…

    Me gjithë falenderimin dhe mirënjohjen e shqiptareve, ne nuk duhet të harrojmë që nga emisarët e posaçëm të SHBA e BE, apo nga z. Borrell, nuk ka deklarata te tilla…

    Përpjekja e tyre ka mbetur tek asociacioni i komunave me shumicë serbe.

  2. Kjo do te thote se ballkanine e njofin te gjithe duke perfshir edhe emisaret e Sh b a,per ballkanit.Eshte e quditshme SE SI keta emisar grenel dhe eskobar Jon ashiqare me amen serbe per formimin e ,zajednices,…!Kujtoj deklaraten e ni serbi qe eshte kandidat per president ne serbi :duhet hetu qendrimi I eskobarin dhe vuqiq per qendrimit ndaj Kosoves.Eshte Jo reale te I behet presion Albin Kurti per keto marrveshje qe I beri Hashim dhe isa mutafa,SI duket keta emisar SI granel qe para pak dite pranoj ni dekorate ne Beograd nga vuqiq Jon te koruptuar thell nga parajserbe….dhe kan ni shembull ne bosne , republiken serbe ne bosne formuan Po amerikanet …! Holbrook pati then edhe ne dim te gabojm …!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *