• |
ide | kryesore

Autorë të disa vjedhjeve gjatë muajve janar dhe shkurt, arrestohen dy 31-vjeçarë në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen si të dyshuar për raste të disa vjedhjeve. Grabitjet mendohet se janë kryer gjatë muajve janar dhe shkurt në Tiranë. Dy autorët janë bashkëmoshatarë dhe janë identifikuar me iniciale S.L. dhe A.B. I dyshuari S. L., ka qenë më parë i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve ndërsa A. B., ka qenë po ashtu më parë i dënuar për vjedhje.
Të dy 31-vjeçarët kanë kryer një sërë vjedhjesh. 8 prej të cilave përfshijnë shuma të ndryshme parash dhe sende në biznese të ndryshme. Ato janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Gjithashtu një 41 vjeçar, banues në Elbasan, është në ndjekje penale pasi ka përvetësuar sendet e vjedhura nga këta shtetas. Kështu Sh. K., akuzohet për veprën penale “përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Ndërkohë sipas policisë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy shtetasit e arrestuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *