• |
ide | kryesore

Shehi: Nëse vetë PD do dalë me 2 kandidatë pse mos garojmë edhe ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shehi



Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se së bashku me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit do të garojnë për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.

Shehi u shpreh se nëse Partia Demokratike do të dalë me një kandidat të vetëm për çdo bashki, atëherë ata do të mbështesë. Në të kundërt, vijoi Shehi, nëse vetë PD del me 2 kandidatë, nuk do të kenë mbështetjen e koalicionit mes LZHK-së dhe BD-së.

“Unë nuk shkoj as tek njëri dhe as tek tjetri. Jam shumë i kënaqur, me një koleg, kemi një histori tek PD-ja. Një njeri që di të flasë dhe të shkruajë dhe qëndron brenda një logjike. Me zotërinjtë e tjerë kemi folur.

Vangjel Dule ka një raport tjetër, ka bërë mirë. Edhe unë Igli Carën mbështes në Durrës. Nëse dy PD-të do nxjerrin dy kandidatë atëherë u lind të drejta dhe të tjerëve. Zotërinjtë e tjerë (opozitarë) s’kanë mbajtur qëndrime të tjera. Ne duam të dalim me listën tonë. Me idetë tona.

E konsiderojmë një lloj alternative. Deri më sot jemi për këshilltarë. Do presim kolegët e shumicës brenda opozitës, PD-në e madhe të Berishës dhe PD-në e vogël. Do ta sqarojnë ata këtë çështje. Nëse ka një kandidat të vetëm, ne do mbështesim atë kandidat. Nëse dy PD-të do nxjerrin nga dy kandidatë, ne s’jemi jetimë. Do shohim.

Do tregojmë se çfarë idesh kemi. Nëse hyjnë 2 kandidatë nga PD-ja, mendoni se do fitojë ndonjëri nga ata? Ne fuqinë tonë e masim edhe me këshilltarë. Kemi 6 muaj që themi këtë punë. Hajde gjejmë një formulë për një kandidat të vetëm. Ne e provuam më parë me 2 kandidatë dhe i pamë rezultatet” – tha Shehi në emisionin “Log” në Panorama Tv. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Po qe ke absolutisht te drejte, vetem se ka 1 problem fare, fare te vogel ne kete drejtim, ti nuk ke vota, ky eshte problemi, per te tjerat je ne rregull, pace plonci+raki, 30 vite duke berd monologje tipike konservativo-britanike si “praud to be doube” ose “cfare me duhet mua sec bej une”. Or daj,.a je ti qe ke dhene me qera nja 20 apartamente, qe i ke cuar kalamajte “per shkollim” ne Gjermani, a e kishe gruan kryetare agjensie shteterore deri para 1 viti?! Cfare thote inglizi, po dhoma e lordeve dhe White Hall po Wood & Brentt, na hoqe mallin e Doktor Adhamullit, tip qe flet shume dhe ben lloqe Kavaje pa asnje vlere. 1 dopjo, pak ullinje, gjize, qepe te njoma, jane recata e suksesit per te bere xhixha, si Dash Shehi simboli i nepunesit te shtetit me syte e veshet nga Evropi, nga Oksidenti,.me papijon por pa brek, me kostum por me opinga, desh harrova, si do t’ia besh per vota ne zgjedhje, duhen vota, KAQ!

  2. Ne rruge te mbare qenkeni! Me kete rritem, lalin Leshi nuk e heq kollaj bythen nga karriga. Vazhdoni se mire e keni. Shqiptari shqiptar ngelet. Race M, e kam thene.

  3. Keto partickat po qe se votohen me vehte jo vetem krytare nuk do kishin por as antare. Kane mandatin e deputetit se u a ka dhene Pd deri tani

    1. Ore paraja e hudh ujin përpjetë.Ene Dashi si gjithë të tjerët.E kanë ngjy i çik.E ka të qartë se kush është PD por bon të paditmin.Ene hudh teorina për demokracinë sikur e ka shpik ai!!!

  4. Dashi, Patozi, Evi Kokalari, e te tjere kane dale per gjueti dhe ne kerkim te budallenjve qe nuk mungojne kudo.

    Lufte per mbijetese ne politike apo “mision i pamundur”, kete do ta tregoje koha, se ne Shqiperi politika mbetet biznesi me fitimprures…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *