• |
ide | kryesore

Patenta 850 mijë lekë/ Drejtori i DPSHTRR: S’bëmë gjë në fshehtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
patenta



Rritja e çmimit të patentës në 850 mijë lekë të vjetra ka sjellë një sërë reagimesh gjatë ditës së fundit, që prej firmosjes së një marrëveshje me Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe Shoqatës së Autoshkollave.

Pavarësisht se fillimisht u mohua rritja e çmimit të patentës nga DPSHTRR-ja, Blendi Gonxhe, drejtuesi i këtij institucioni pranoi se këto janë kosto shtesë për shkak të zgjatjes së programit të teorisë dhe praktikës.

Në një intervistë për News24, Gonxhe tha se asgjë nuk është bërë në fshehtësi teksa theksoi se rimëkëmbja e tregut duhet të marrë vëmendje maksimale.

Gonxhe: 25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer. Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor. I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit. Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit.

Artur Sulçe: Ne e dimë se sa është niveli ekonomik dhe paga mesatare në Shqipëri. Dhe na zë 10.5 % të pagës mesatare të personave që janë në shtet flasim. Pra problemi që shtrohet ky diskutim i kostos që kanë llogaritur këta e marrin parasysh këto 10.5 %.

Blendi Gonxhe: Marrëveshja ndihmon që tregu të rimëkëmbët. 2 mijë veta janë të punësuar në këtë sektor dhe këta 2 mijë profesionistë përse duhet të marrin një rrogë mizerabël.

Kush do të jetë institucioni që do të kontrollojë punën? 

Blendi Gonxhe: Jemi vetëprogamuar. Kemi menduar që ti shtojmë vetës tonë një aleat të rëndësishëm që është qytetarë. Do të ketë kontrolle po qytetari merr rolin e parë. Qytetari nuk shkonte në mësim sepse nuk paguante. Tani nuk është budalla që të paguajë dhe të shkojë në mësim.



13 Comments

  1. Per avion po e marrin patenten keto mer kelysh kurve qe duhet te ishe ne burg tani dhe jo drejtor,. Cili vend i botes e ka kete cmim dhe kush eshte “baza” ligjore qe ti i referohesh?

    1. Vjedhje hapur asgje nuk mund ta justifikoje çmimin 850 ku e gjejne te drejten keta ta fiksojne çmimin monopol shteti ne bashepunim me pronaret e autoshkollave Sot ne Maqedoni ,Malin te Zi , Greqi nje patente kushton me pak se ne Shqiperine tone fatkeqe Shteti sot duhet luftoje monopolin dhe jo ta mbeshtete ku e gjejne te drejten keta te fiksojne çmimin ne asnje vend te botes nuk ndodh ?

  2. Ne Europen perendimore, o hajdute, çmimi i patentes eshte me i vogel se rroga mujore me e ulet! (meret vesh, patenten e bejne te rijte dhe si rrjedhim kane rrogat me te ulta te punes, sipas ligjit, per mugese eksperience )

  3. Paguani aty e mos u ndjeni. Ata qe marrin apo blejne votat gezojne privilegjin te bejne cdo gje. Do u blejne edhe votat me 14 maj, pastaj e dine ata se cfare bejne. Sus. Vitim tjeter do paguani 3 fish

  4. shifer e llahtarshme per nje patente.me pare keni vjedhur sa nenen i keni leruar,por tani po vidhni edhe hapur fare.asnje nuk ju thot gje.o ju shkerdhefsha te shtatqindet.

  5. Vjedhje, vjedhje, vjedhje, kudo, ne cdo gje dhe vazhdimisht. S’keni pare gje akoma.

    edhe lekuren do tua rrjepin. Jepuni votat qe tua marrin shpirtin.

  6. Po ti mer kelysh kurve dole e the para nje jave qe nuk eshte e vertete dhe mediat sajojne lajme. Sot del e thu pa piken e turpit qe jane kosto shtese etj etj, njesoj si druni i gjate…… . Po keshtu eshte kur nuk ka shtet dhe prokurori sepse e keni kthyer ne mode ju kelyshet e kuq ne pushtet me saju kosto ekstra, sherbime ekstra e borde-llo ekstra….

  7. Je mire nga trute o drejtor? Po ne ç’fshehtesi do ta beje ti ? Ky nuk eshte tender sekret se do te te mirekuptja fshehtesine duke e ditur sesa grabitqar qe jeni , kjo eshte nje gjobe qe do ta paguajne shqiptaret direkt nga xhepat e tyre dhe nuk mund te mbahet e fshejte se do ju djegi xhepat çdo shqiptari . Mire hajdut por jo hipokrit o drejtor Gonxhe .

    1. Ky drejtori Gonxhe ju siguroj qe s’ka bere asnje dite kurs per vete.
      Ish ministri Tahiri pati marre leje drejtimi per anije; a mund te na shpjegoje ndokush si e ka marre lejen e drejtimit per anije?

    1. Sigurisht qe do t´i votojne prape, shqiptaret jane ne pergjithesi mazokiste. Iu nenshtruan baballareve te ketyre per 50 vjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *