• |
ide | kryesore

Gjykata Speciale kontroll të befasishëm në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë bastisur të mërkurën banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar të komentojë rreth këtij aksioni.

Avokati i Behramajt, Artan Qerkini, ka thënë se bastisja ka nisur në mëngjes. “Pa përfunduar s’mund të them asgjë”, ka deklaruar ai. Ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Artan Behrami, e ka cilësuar këtë bastisje si “skandal të paprecedentë”.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale!” ka shkruar ai në Facebook.

Ish-presidenti Hashim Thaçi është një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen nga Specialja për krime lufte.



1 Comment

  1. Nuk me duket aspak e quditshme aferat e edi rames me Mcgonigal,Shqiperia historikisht ishte nen ndikimin e sherbimeve sekrete …! Serbe,greke,ruse ,KY rama me vepra ashiqare ka tregu SE eshte poliaxhent,ka kshilltar baton stanishiqin,edhe hashimin e kishte per qefi…!Bile hashimin kete zanat ka fillu ma heret SE rama ne zvicer me ni spiun franqez,ka ni emission ne kanal5 ku spiuni me emrin anraud mos gabofsha flet dhe pranon SE ka lidhje me Hashimin qe nga Ramuje ,egziston ni FOTO me rambuje spiuni franqez pran hashimin ne bisedime .150 Mija euro dha per lobim ne France ,per ndarje te Kosoves.Pra Jo veq rama ka shok rama SI veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *