• |
ide | kryesore

Afera e Inceneratorit të Tiranës/ SPAK kontroll në zyrën dhe banesën e drejtorit të Monitorimit të AKUM

Lajme, Të fundit



Drejtori i Monitorimit dhe Mbikqyrjes në Agjencinë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve te Ngurta në Tiranë Arben Kacorri është marrë në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së i kanë shkuar drejtorit të këtij institucioni për kontroll në banesën e tij.

Po ashtu kontrolli i SPAK është shtrirë dhe në banesën e tij. Por po ashtu bëhet me dije se, Kacorri nuk është drejtori i vetëm në Bashkinë Tiranë që i është bërë kontroll në zyrë dhe në banesë për këtë aferë.

GJKKO ka lëshuar më parë 15 udhëra-arresti për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. Masa e sigurisë është ndryshuar vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili është lënë në “arrest shtëpie”. GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq pronarët e koncesionarit “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.



6 Comments

    1. Keto qe po ben SKAPI i Partise jane vetem shou i radhes deri dje nuk njifte se kush eshte pronari nuk shkon direkt ke Veliaj dhe Rama por skane bythe e kapin keto fytyre bombat jo se nuk duhen kapur keto po merru ne fillim me ato qe jane kryesoret e incenerstoreve qe miratuan ngritjen e tyre per te vjedhur Rama dhe Veliaj e me rradhe i gjithe zinxhiri deri poshte …..

    2. Arben Kacorri nga Tepelena? Bravo Topelena e Gramozit ka kapur pikat kyce ku behet korrupsioni I ridhjerjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *