• |
ide | kryesore

Bazë prostitucioni në qendrën e mesazhit, 13 të arrestuar në Tiranë, mes tyre 3 vajza

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



13 persona kanë rënë në pangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë edhe tre vajza shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Të arrestuar e tjerë akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, aksident, si edhe përndjekje.

Tiranë/Vihen në pranga 13 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim Kristi Dako, 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– E. N., 27 vjeç, pasi duke lëvizur me monopatinë elektrike, ka aksidentuar shtetasin S. S., 76 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– M. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, në një ambient që ka në administrim, ka ndërtuar në hapësirën publike, një strukturë metalike dhe një tendë elektrike, pa lejen e organeve kompetente;

– K. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke luajtur lojëra fati, me aparat celular, në një lokal, në Rrugën e Kavajës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– L. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur

– S. Ç., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



2 Comments

  1. sot policia paska punuar paska kap ca fatkeqe dhe paska bere dy deklarata per shtyp

    ca e shtyn policine sot ne kete ore te protestes te punoje kaq shume ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *