• |
ide | kryesore

PD denoncon skandalin: Si po vidhen zgjedhjet në heshtje nga Bledi Çuçi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Çuçi



Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar atë që ai e quajti një skandal sa i takon listës së zgjedhësve për lokalet e 14 majit. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bylykbashi nxori një dokument, ku sipas tij, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka ndryshuar qendrën e votimit, rreth 1 milion 280 mijë zgjedhësve pa dijeninë e tyre. Sipas Bylykbashit, kjo është një provë që tregon se mazhoranca kërkon të vjedhë zgjedhjet.

“Ndërsa ne bëjmë këtë lloj debati, regjistrohet, nuk regjistrohet PD-ja, ka të drejtë të ngrejë komision, Ministria e Brendshme, me një të rënë të lapsit, tani, i ka ndryshuar qendrën e votimit, pa e ditur zgjedhësit, gati 1 milion 280 mijë zgjedhësve, pa e ditur ata, 35% e totalit. Është fakt që sapo e kam marrë në dorë. Janë të dhëna të identifikuara.

Cfarë do të thotë kjo? Ditën e votimit zgjedhësit do të shkojnë nga një qendër tek tjetra për të marrë vesh ku e kannë qendrën e vet. Do mërziten dhe nuk do të shkojnë të votojë. Teksa ne bëjmë këto debate, ministria e Brendshme po bën këtë gjë. Këto janë të dhëna nga auditi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me gjithë pengesat që janë krijuar ka dalë edhe kjo e dhënë sot. Në ekstraktin e ccdo muaji del nga një listë zgjedhësish. Në 2 të fundit janë 1 milion 280 mijë zgjedhës që u është ndryshuar qendra dhe ata nuk e dinë. Nuk ka bërë kërkesë zgjedhësi për ndryshim. Shkelje skandaloze e nivelit të vitit 2003” – tha Bylykbashi.

Edhe në zgjedhjet e 25 prillit pati një numër të madh votuesish që ankoheshin se nuk gjenin dot emrin në lista ditën e diel. Në atë kohë ministria e Brendshme tha se kishte hequr dubikimet dhe se kishte rregulluar ccështjen e atyre që banonin në një vend dhe ishin të regjistruar në një vend tjetër. Por PD në atë kohë denoncoi edhe disa raste të personave që u ishte ndryshuar pa njoftim qendra ku hidhnin votën prej vitesh. ©LAPSI.al

Euronews Albania ka siguruar dokumentin që Oerd bylykbashi denoncoi për listën e zgjedhësve



3 Comments

  1. Po dihet qe Ramsi vjedh zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine dhe ka 10 vjet qe e ben kete pune. Tani topin e keni ju opozita ne fushen tuaj. Po nuk ditet ta pasoni si duhet, shkoni futjani vrapit se vertetoni qe nuk jeni te afte te vini ne pushtet. Derri do plumb thote nje llaf dhe dihet boterisht qe Rama esht frikacaku dhe dhijaksi me i madh i politikes dhe merr vesh vetem me force. KAQ.

  2. Ju denonconi e ne fund pasi zgjedhjet te kene perfunduar raporti perfundimtar nga Osbe apo institucionet e tjera Evropiane apo pertej Atlantikut do thone qe ato ishin me te mira se te meparshmet por pati ca paregullsira qe duhen permiresuar per zgjedhjet e ardhshme.Me kaq mbaron filmi.

  3. “Opozita është kot”, “dorëzohet” Andi Bushati: Këtu ka mbaruar çdo gjë,bravo bushat me mire vone se kurre,por ne fund e kuptove qe opozita e salihut ka vdekur me kohe,shpellkaret e cecenet do te sulmojne ty Bushat si komunist
    Pregatitje qe foltorja e salihut nuk do mare pjese ne zgjedhje,duhet nje justifikim si gjithmone ka bere salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *