• |
ide | kryesore

Tiranë, dy të rinj arrestohen për vjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy shtetas, E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vodhën një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet, vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit:

– E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *