• |
ide | kryesore

Britani/ Arrestohen 3 shqiptarët, pjesë e rrjetit të trafikut të njerëzve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tragjedi, Britani, Angli, OKB,



Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kontrabanduar emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe me gomone përmes Belgjikës. Dy shqiptarë, 44 dhe 48 vjeç, në Nottingham dhe një irlandez 46-vjeçar në Aylesbury, Buckinghamshire, u arrestuan nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit mëngjesin e kësaj të marte.

Ndërkohë, në Hove u arrestua edhe një 51-vjeçar shqiptar, i dyshuar si bashkëpunëtor në emigracionin e paligjshëm. Hetuesit akuzojnë 3 shqiptarët se kanë blerë një gomone dhe e kanë përdorur atë për udhëtimet nga Belgjika drejt Britanisë, ndërsa emigrantët i zbarkonin në Margate, në Kent.

Të gjithë shqiptarët dyshohet se janë pjesë e një bande që merrej me trafikim klandestinësh. Ky operacion vjen pak pas arrestimit në Belgjikë të dy personave më 30 tetor 2022, të cilët ishin si pjesë e rrjetit. 12 emigrantë, përfshirë një fëmijë, që të gjithë besohet të jenë shtetas shqiptarë, u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *