• |
ide | kryesore

Përplasja e trenave në Greqi, arrestohet Shefi i Stacionit të Larisës

-Instant, Lajme, Të fundit



Shefi i stacionit të Larisës është dërguar në policinë e Larisës. Sipas informacioneve të fundit nga hetimet në vijim, aksidenti duket se ka ardhur si pasojë e gabimit të stacionistit të Larisës, i cili në seksionin “Larissa – Evangelismos” ka drejtuar trenin e pasagjerëve në vijën e poshtme të trafikut, në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, sipas medias greke.

Sipas shefit të stacionit, ai i ka thënë policisë se ka dhënë një urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi.

Sipas burimeve kompetente, nëse shefi i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, do të kishte urdhëruar që të dy të ndalonin para se t’i afroheshin njëri-tjetrit, duke qenë se përplasja ndodhi afërsisht 25 km nga Larisa.

Në çdo rast, OSE ka kërkuar dhe pret transkriptin e një bisede të mundshme mes drejtuesit të stacionit dhe makinistëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *