• |
ide | kryesore

Shisnin kanαbis të ndarë në doza, arrestohen të rinjtë në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i mitur dhe një 20-vjeçar janë arrestuar sot në Shkodër. Ata janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike kanabis nëpër doza. Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga blutë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Mësohet se u arrestuan E. R., 20 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në lagjen “10 korriku”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *