• |
ide | kryesore

Nis të martën/ S’ka më azil kush mbërrin me gomone në Britani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gomone



Emigrantët që prej së martës së 7 marsit mbërrijnë me gomone të vogla në Britaninë e Madhe do të ndalohen të kërkojnë azil apo të përdorin ligjin për të drejtat e njeriut për të ndaluar largimin e tyre.

Kryeministri britanik Rishi Sunak i tha “The Sun” se projektligji i tij i ri i migracionit të paligjshëm do të “marrë përsëri kontrollin e kufijve, një herë e përgjithmonë”. Kreu i qeverisë britanike u shpreh i vendosur për t’u përballur me rrjetin e avokatëve të krahut të majtë, sindikatave të emigracionit dhe nëpunësve civilë.

Vendimi do të zbatohet në mënyrë retrospektive për të gjithë mbërritjet e anijeve të vogla edhe pse ligji mund të kërkojë të paktën 1 muaj për t’u miratuar. Nëse miratohet, Projektligji i Migracionit Ilegal lejon aplikimin për azil vetëm moshat nën 18 vjeç dhe të sëmurët e vërtetë. Të gjithë emigrantët e tjerë do të deportohen në shtëpi ose në një vend të tretë “të sigurt” si Ruanda.

Teksa presin për t’u depërtuar ata do të mbahen në kampe, godina studentësh, dhoma akomodimi ushtarakësh. Mund të përdoren edhe anijet turistike për të strehuar emigrantët në vend të hoteleve të shtrenjta me 4 dhe 5 yje. Të dielën kryeministri Sunak i bëri thirrje presidentit francez Emmanuel Macron se ky projektligj do të ndihmojë në lehtësimin e presioneve ndaj Francës dhe Britanisë.

“Populli britanik ka pësuar mjaft. Kjo qeveri është e vendosur të ndalojë gomonet dhe të sigurojë që ne kemi të gjitha kompetencat në dispozicion për të larguar emigrantët e paligjshëm. Kryeministri dhe Sekretari i Brendshëm janë të vendosur për këtë mënyrë veprimi, pa “nëse” dhe “por” – tha një zyrtar i qeverisë britanike. Gati 3 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me gomone këtë vit. 40 u kapën nga Forca Kufitare të dielën. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Indianet qe drejtojne qeverine e Londres mbyllin deren per shqiptaret se do marrin fuqi punetore nga India.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *