• |
ide | kryesore

“Albin, i hëngre të gjitha qershitë”/ Deputetja sqaron deklaratën që bëri bujë në kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
deputetja



Një deklaratë nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në foltoren e Kuvendit javën e kaluar u bë virale në rrjetet sociale. Duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës ajo tha: “Dreqi te hangërt Albin! S’e le asnjë qershi pa hangër. A bre Albin mos qofsha në lëkurën tënde!” – tha ajo. Disa e kuptuan dhe disa jo. E ftuar në T7 ajo ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë.

“Besoj që shumica e dinë se ç’ka do të thotë “t’i hash të gjitha qershitë”. Mendoj që metafora është shumë e pastër. Unë jam e bindur 100% që nuk kam përdorur gjuhë joparlamentare në asnjë formë dhe rrethanë. Metafora nuk është joparlamentare”, – vlerësoi Musliu.

“Ajo batutë ishte për person i cili gënjen pareshtur, ose thotë fjalë të pavërteta dhe kthehet i përpin fjalët e veta. Është e njëjta si me atë të qershive.

Ka të bëjë me një qytetar i cili ka qenë i lodhur gjatë një udhëtimi të tij është ulur nën një qershi. Ka ngrënë qershi sa i janë dashur ndërsa qershitë tjera i ka keqpërdorur dhe i ka bërë të pashfrytëzueshme. Me idenë unë i hëngra dhe të mos i hanë të tjerët që do vijnë…

“Që i bie, ka urinuar mbi to”, – e plotësoi drejtuesi i emisionit dhe Musliu e pohoi me lëvizje me kokë.

“Kur kthehet nga rruga, e zë lodhja prapë. Kthehet te qershitë që i ka dëmtuar vetë dhe ha sërish. Ky është kuptimi”, – tha deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *