• |
ide | kryesore

Anija ushtarake italiane mbërrin në Durrës, solli furnizim për KFOR-in në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit është akostuar anija logjistike luftarake “San Marco (L 9893)”.

Anija italiane ka filluar shkarkimin në port të materialeve ushtarake për KFOR-in në Kosovë. “San Marco” është anija e dytë e marinës Italiane dhe bën pjesë në treshen e klasit San Giorgio, e pajisur me aeroplanmbajtëse.

Anija ka një gjatësi prej 136 m, zhytje deri në 6,5 m dhe gjerësi 26m.

Klasi San Giorgio i Marinës Italiane, i njohur ndryshe edhe si klasi Santi (pasi tre njësitë që e përbëjnë mbajnë emrat e tre shenjtorëve), përbëhet nga tre anije luftarake amfibe të tipit zbarkuese(LPD): “San Giorgio”, “San Marco” dhe e fundit, me një dizajn paksa më të ndryshëm, “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

Anija pritet të largohet nga porti i Durrësit ditën e mërkurë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *