• |
ide | kryesore

Sherr në Tiranë, plagosen dy vëllezër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona, vëllezër kanë mbetur të plagosur në kryeqytet këtë të shtunë pasi janë përfshirë në një sherr me një person që i ka qëlluar me mjet shpues. Mësohet se autori është i paidentifikuar. Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Më datë 11.03.2023, në rrugën “Gavrli D’Ara”, shtetasit A. K., dhe A. K., (vëllezër), janë konfliktuar me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet shpues.

Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *