• |
ide | kryesore

Drew Barrymore, prezantuese e MTV Movie & TV Awards

Paparazzi, Slider



Të mërkurën, MTV njoftoi se Drew Barrymore do të presë MTV Movie & TV Awards 2023.

Barrymore ndau gjithashtu lajmin duke u veshur si kukulla e frikshme nga M3GAN.“Oh wow, jam shumë e nderuar që jam zgjedhur, veçanërisht këtë vit, kur shfaqja ka të bëjë me fansat”, tha Barrymore si M3GAN. “Unë jam një fans, dhe ju jeni një adhurues i filmave të frikshëm apo jo?” Aktorja premtoi një ngjarje të paharrueshme. “Do të jetë një natë epike,” tha ajo. “Momente të mëdha, yje të mëdhenj të filmit. Cocaine Bear, a je i lirë më 7 maj? Çmimet e Filmit dhe TV 2023, ne do të jemi aty. Do të jesh?”

Drew nuk është e panjohur për ceremoninë pasi ajo është nominuar nëntë herë. Ajo ka marrë në shtëpi tre kokoshka të arta për Puthjen më të Mirë , Ekipi më i Mirë në Ekran (Engjëjt e Charlie) dhe është nderuar së bashku me aktorin Adam Sandler për Dynamic Duo në MTV Awards. Në vitin 2022, aktorja u nominua për Shfaqjen më të mirë Talk/Topical për emisionin e saj “The Drew Barrymore Show”. MTV Movie & TV Awards do të transmetohet drejtpërdrejt nga Barker Hangar në Los Angeles të dielën, 7 maj në orën 20:00./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *