• |
ide | kryesore

Ndiqeni LIVE/ KAS vendos sot për regjistrimin e PD në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kas



Është mbledhur në këto momente Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ ku edhe po shqyrtohet ankesa e PD-së së Berishës dhe grupimit “Alibeaj” për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa gjatë fjalës së tij tha se autorizimi që ka lëshuar kryetari i dorëhequr Lulzim Basha u jep tagër përfaqësuesve për regjistrimin. Sipas tij autorizimi është i vlefshëm për çdo datë zgjedhjesh.

Nga ana e tij përfaqësuesi i grupit të Berishës, Ledio Nuraj, tha se është anëtarësia ajo që vendos për një parti politike, duke shtuar se komisioneri bëri rolin e gjykatësit.

Më herë Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi vendosi mosregjistrimin e asnjërës prej palëve në Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Më poshtë VIDEO e mbledhjes LIVE. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Vetem revolucioni e zgjidh kete pune.
    Shikoni popullin grek e francez.
    Po pra vetem shkruhet se jemi populli me I vjeter ketu e atje. E cfare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *