• |
ide | kryesore

E akuzuar për lidhje me Serbinë, e shkarkuar nga Kurti e Osmani, kush është shefja e re SHISH

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vlora Hyseni është emri i kreut të qeverisë për kreun e re të Shërbimit Informaiv të Shtetit. Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook se Hyseni është propozimi që i dorëzuar në tavolinë Presidentit Bajram Begaj për të zënë pozicionin e kryetares së SHISH. Por, Hyseni duket se nuk ka një të shkuar aq ‘të pastër’ përsa u përket detyrave që i janë caktuar më herët.

Vlora Hyseni më parë ka mbajtur pozicionin e zv/drejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë si dhe të drejtores së këtij institucioni për katër muaj rresht, gjatë periudhës që mbeti pa drejtor. Ajo u emërua nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur u shkarkua drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, ku në këtë karrige e zëvendësoi Petrit Ajeti.

Më 30 qershor të vitit 2021, i sapo zgjedhur si kryeministër, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani lajmëruan me një njoftim të beftë shkarkimin e Vlora Hysenit. Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Presidenca dhe ZKM-ja shpjegojnë se e kanë paralajmëruar Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj, gjë që si duket ajo nuk e kishte marrë në konsideratë.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar,”- thuhet në njoftim.

Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Por, deri më tani nuk bëhen me dije se cilat kanë qenë informacionet e klasifikuara që ajo nuk i ka ruajtur dhe i ka ndarë me ‘armiqtë’ e Kosovës, duke qenë se sipas mediave të Kosovës përshkruhet si njeriu i Hashim Thaçit dhe ‘mbuluese’ e çdo marrëdhënieje që lidh Kosovën me Serbinë.

Por, pavarësisht dyshimeve, edhe pse zyrtarisht nuk ka pasur asnjë akuzë, kryeministri Edi Rama e bëri ojesë të stafit të tij. Vetëm disa muaj pas shkarkimit të saj si zv/drejtore e AKI-së, Hyseni është punësuar nga Rama si këshilltare e tij.

Por mesa duket, Hyseni, ndryshe nga raporti që mbajti me qeverinë e Kosovës, me Ramën është treguar mjaft besnike dhe për këtë arsye, por shpërblehet me postin e ri.



15 Comments

  1. Kjo qeka fiks per ne qe i kemi sekretet ne internet. Me maske gjithashtu fiks per inteligjencen e ngordhur.

    1. Bacground i zonjes qenka di te flase, ka punuar kater muaj dhe pasi eshte shkarku, e ka marre si keshilltare Rama. Yyyy ca karriereeeee

    1. Kurtin vetem Vuçiç e ka quajtur “Zelenski i Kosoves” dhe ti ia degjoke çdo fjale Beogradit.
      Bravo more “shiftar”, se keshtu ju quajne serbet edhe kur u sherbeni.

  2. Deri tani kemi patur nja 45 nga keta kosovaret ministra. Nuk jam kondra, por nuk po shoh ministra nga Shqiperia ne Kosove!

  3. Kryeministri mardhenie Vellazerote me Vucicin. Kush mund ta kete prezantuar te Kryeministri yne Shefen e SHISH ( kur ne Kosove e dyshojne per lidhje me Serbine). Pse mos marim me koncesion nje nga drejtuesit e UDB…….

  4. Foto qe nxorri VOA eshte tek Kosova press, bere ne Konferencen e Mynihut nje vit me pare, kur ishte me Ramen si Keshilltare e tij per Sigurine.

    Asgje per tu habitur, sepse ne krye te cdo indtitucioni jane dhe do te jene njerezit e tij te besuar dhe kjo eshte kapja e shtetit…

    1. Eshte shum me keq se kaq. Nuk mund te behet drejtore e SHISH nje person me dy nenshtetesi, aq me teper kur ka mbajtur te njejten detyre ne nje vend tjeter sic eshte Kosova.
      Po vazhdoi keshtu kjo pune, mos u cudisni qe pas ca vitesh te behet drejtor i SHISH ndonje Grek apo Serb.

  5. Po qe se duhet domosdo qe te jete nga jashte kufinjve te Shqiperise, sepse ketu, sic ka thene edhe gjithologi i pashkolle, pune ka po ska profesioniste, pse nuk marin Mc Gonigalin? Ai te pakten e ka CV me te mire.

  6. Sa herë që Berisha bën si egër me “regjimin”, Ramës i mjafton që të shqiptojë një “Z” dhe Berisha me gjithë revolucionin fut bishtin ndër shalë dhe shkon e qan te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e të tjerë.

    Në gjithë çoroditjen e tij për të mbajtur veten në skenën politike të Shqipërisë deri në momentin që SHBA ti dhurojnë “një kthim koke”, spikat “dashuria” e tij patologjike për Lulzim Bashën. Kjo është shiringa që ja ngul vetes pafundësisht,nuk ka folur serbi salih,por kete rradhe ka leshuar skifteret cecene ne mediat qe ai financon ketu ben pjese dhe lapsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *