• |
ide | kryesore

Në kërkim për spiunazh, rusja Svetlana Timofeeva kërkon mosekstradim në Rusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Svetlana Timofeeva, rusja e arrestuar në Shqipëri dhe e akuzuar për spiunazh ka kërkuar mosekstradim në Rusi. 34-vjeçarja po mbahet në burg për sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e Gramshit me dyshimin se do merrte informacione sekrete.

Rusja ka kërkuar azil politik në vendin tonë me argumentin se nëse kryhet procesi i ekstradimit i kërkuar nga Rusia asaj do t’i rrezikohet jeta. Ajo pretendon se gjatë vitit 2018 ka dalë haptazi kundër Putinit. Sipas saj, për këtë shkak drejtësia ruse e kërkon për akuzën e marrjes së paligjshme të informacionit.

Dy rusët Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç përballen me gjykatat shqiptare për dyshimet e spiunazhit. Ata u kapën në flagrancë në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh duke fotografuar. Ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën mjaft materiale të tjera të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *