• |
ide | kryesore

Humb jetën një person nga COVID-19 në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit
Ministria e Shëndetësisë



Një 67-vjeçar nga Saranda ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 303 testime të kryera, janë konstatuar 7 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë konfirmuar 5 në Tiranë dhe nga 1 qytetarë në Durrës e Vlorë. Janë 154 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Ndërkaq, janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Mars 2023)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 303

Testime totale 2,045,552
Raste pozitive 333,716
Raste të shëruara 329,961
Raste Aktive 154
Humbje jete 3,601



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *