• |
ide | kryesore

Takimi në Ohër/ Albin Kurti: Të përkushtuar që dita të jetë e suksesshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Albin, Kurti



Kryeministri Albin Kurti, pas arritjes në Ohër, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet, në prag të takimit të nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Me të mbërritur në Ohër para bisedimeve të nesërme, pata një telefonatë me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Diskutuam për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet euroatlantike dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme”, ka shkruar kryeministri Kurti në “Twitter”, njofton RTK.

LEXO EDHE:
SHBA dhe BE në pritje të rezultateve të takimit së shtunës Kosovë – Serbi

Ai ka falënderuar Cholletin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Kurti dhe Vuçiq në takimin e 27 shkurtit në Bruksel e pranuan propozimin evropian, por nuk vendosen nënshkrimin mbi dokument.

Josep Borrell sot në Shkup ka thënë se në takimin e nesërm do të paraqitet një version i konsoliduar i aneksit me komentet e të dyja palëve, ku do të saktësohen detajet rreth zbatimit të dispozitave dhe që do të jetë pjesë integrale e marrëveshjes.

Propozimi evropian ndër të tjera përfshin zotimin e të dyja vendeve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese evropiane.



1 Comment

  1. Nuk ka mundësi që politikanët që e kanë drejtuar këtë vend në gjithë këto vite të dalin dhe të thonë që tani do ta bëjmë këtë vend, nuk është e drejtë.

    Berisha pretendon të drejtën supreme, nëse ti nuk e pranon atë që thonë ata, ti je armik. Kjo është një gjuhë e vjetër, janë lëvizje autoritare, dhe lëvizje të tilla nuk mund të jenë fituese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *