• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Shqipëria, i vetmi vend veç Qipros që mbajti zi për viktimat e aksidentit tragjik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka çelur në Athinë ekspozitën e tij personale. Janë 33 punime pikture të krijuara vitet e fundit, 15 prej të cilave punime të vitit 2023 si dhe disa punime porcelani.

Ekspozita u inaugurua prej ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, i cili vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan.
Dendias falënderoi kryeministrin shqiptar për vendimin e tij për shpalljen e 6 marsit ditë zie kombëtare, në kujtim të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, ku humbën jetën 57 vetë, mes tyre edhe 6 shtetas me orgjinë shqiptare.

Shqipëria tha Dendias, ishte vendi i vetëm në botë veç Qipros, cili mbajti zi për viktimat e atij aksidenti aq tragjik.

“Ju jemi mirënjohës që u gjendët pranë nesh në ato momente aq të vështira për kombin tonë”, tha ai.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbërriti në ekspozitë mbas çeljes së saj për shkak të agjendës tepër të ngarkuar.

Vizita e zotit Rama vijon me një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis në selinë qeveritare “Maksim”, ku delegacionet e dy vendeve do të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në marrëdhëniet dypalëshe.

Duket se pala shqiptare i jep një rëndësi të veçantë diplomacisë ekonomike, ndaj dhe zoti Rama ka marrë në delegacion ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa të martën do të mbahet edhe forumi ekonomik ku do jenë të përfaqësuara kompani të mëdha që veprojnë në të dyja vendet.



6 Comments

  1. Ja edhe expoziten ja paguam ketij qefullit. Po kohen ku e gjeti ky injorant per te pikturuar se vendi eshte plot me halle..

  2. sot nuk gëzojnë dot për Vjosën të shpallur Park Kombëtar.

    Ata që donin t’i merrnin frymën Valbonës në veri me mbi 40 hidrocentrale dhënë fisit, klanit, vartësve, shërbëtorëve dhe mbi 30 mbi Vjosën në jug, dhënë sekserëve të pushtetit, kunatit, dhëndrrit, parrukieres, rrobaqepëses personale, aktores së preferuar, gjykatësit-shërbyes janë në zi.
    Si përherë, janë njerëzit më të ngushtë të klanit të Sali Berishës, që për arsye të mistershme, ende të paspjegueshme, iu qëndrojnë gjërave të bukura që Shqipëria ka, si korbat mbi një kufomë.

  3. Bashkë me McGonigalin vdiq trimëria e Ramë-globalistit në Amerik , por nuk ka vdekur dinakëria greke . Merr ekspozitën si piktor zhgarravin, duam detin për kompensim. Ah ajo darka e punës është ç’ është !

  4. Psycho Edi Rama eshte gjihe kohen ne arrati bashke me prostitutat hajdute !SHKO KETU E SHKO ATJE RRUSH DHE KUMBULLA LEKET E SHQIPETAREVE ME TE VARFER TE EUROPES RRUMPALLA VJEN VERDALLE GLOBIT ME AVION PERSONAL TE MBUSHUR ME WHORE KEQEARDHJE DHE VETEM KEQARDHJE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *