• |
ide | kryesore

U zuri korrenti në dush, kjo është drejtoresha e shkollës që humbi jetën në Shijak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, Ornela Gjeçi e cila humbi jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.

“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë – Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkrihet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.

“E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë! Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak



5 Comments

  1. Ngushellime familjes, drite shpirti atje ku eshte! Nuk eshte e keshillueshme te besh dush me prize te takuar! Duhet ta nxehet dushi dhe para se te hysh, ta stakosh nga korenti! Sado te perfeksionuar te jene, dushet me korent jane te rrezikshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *