• |
ide | kryesore

Rama në Londër fsheh arsyet reale të emigrimit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Sunak



Në të parën vizitë të një Kryeministri shqiptar në Britaninë e Madhe, Edi Rama shkoi si kreu i një qeverie që në 10 vite të pushtetit të tij ka detyruar të emigrojnë mbi 700 mijë shqiptarë sipas shifrave zyrtare. E megjithatë ai nuk pati aspak ndrotje përballë homologut të tij Sunak për ta relativizuar shpopullimin masiv të vendit.

“Djali që vjen me varkë nuk është thjesht një shqiptar, por është pjesë e një tabloje më të gjerë”, u shpreh Rama duke dashur të theksojë se ikja masive tashmë është një problem botëror, jo thjesht një dështim i politikave të tij, i krimit dhe korrupsionit endemik që mbajnë ngërthyer shqiptarët dhe kanë rrënuar shpresat për një të ardhme të sigurt në vendin e tyre.

Për të fshehur arsyet reale të emigrimit të shqiptarëve Rama përmendi gjithashtu edhe këngëtaren Dua Lipa, e cila mbërriti si një emigrante në Britani dhe sot është një nga këngëtaret më të famshme të vendit ishullor dhe mbarë botës. Sigurisht që konteksti i atyre viteve i largimit të familjes Lipa nga Kosova ishte krejt tjetër me atë që mbizotëron sot në Shqipëri, por Rama tinëz zgjedh të mos e thotë këtë gjë thjesht dhe vetëm për të mbuluar vrasjen e shpresës ndër të rinjtë e tjerë shqiptarë.

Edhe më herët gjatë ditës në një intervistë në BBC, kryeministri tentoi ta relativizonte problemin e varkave të mbushura me shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Ai e përshkroi këtë fenomen me fjalët:

“Nevojat e njerëzve në anën tonë të botës që të shkojnë në vende ku e imagjinojnë të ardhmen e tyre më shumë në duart e tyre dhe më shpejtë”, tha Rama.

Gjatë kësaj interviste ai nuk i kurseu polemikat me ministren e Brendshme të Britanisë, Suella Breverman, deklaratat e së cilës disa kohë më parë i cilësoi si “goditje e ulët”.

“Veçimi i emigrantëve nga Shqipëria një moment i turpshëm nga politika britanike”, tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë përkundër retorikës së Edi Ramës në Londër për të fshehur arsyet reale të emigrimit të shqiptarëve drejt këtij vendi, mediat britanike sot risollën në vëmendje arsyet e vërteta të ikjes masive. ‘The Indipendent’ tregon historitë e shumë të rinjve që braktisën Shqipërinë vitet e fundit për shkak të papunësisë, rrogave të ulëta, korrupsionit dhe pamundësisë për të ngritur një të jetë të sigurt në vendlindjen e tyre.

Pjesë nga shkrimi i gazëtës britanike:

“Djali i Monika Mulajt ishte në vitin e dytë të kolegjit në Shqipëri, duke studiuar për t’u bërë inxhinier mekanik, kur vendosi të bënte një ndryshim të guximshëm: “Ai u tha prindërve se do të linte shtëpinë e tij të përjetshme për një të ardhme të re në Britani”. “Ne ishim përpjekur t’i plotësonim të gjitha kërkesat e tij, për libra dhe veshje, ushqim dhe pak argëtim. Por ai vazhdonte të ishte i pakënaqur”, tha Mulaj, një mësuese e shkollës së mesme në qytetin verilindor të Bajram Currit, i cili është në një nga rajonet më të varfra të vendit. Pesë vjet më vonë, djali i saj tashmë 25-vjeçar po punon dy punë në Britani dhe mezi mendon të kthehet në atdheun e tij. “Shqipëria është në regres”, i ankohet nënës së tij. Rruga e tij është ndarë vitet e fundit nga mijëra të rinj shqiptarë që kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla ose gomone për të kërkuar punë në Mbretërinë e Bashkuar. Odisea e tyre pasqyron ekonominë anemike të vendit dhe dëshirën e një brezi të ri për mundësi të reja”, shkruan nder te tjera prestigjozja britanike ‘The Indipendent’.



12 Comments

  1. Me vjen keq per ju te Lapsit, se ju jeni edhe portal shume serioz dhe pohoni se Rama ne Londer

    fsheh aresyet reale te emigrimit. A nuk eshte vete Rama aresyeja kryesore e emigrimit.

    Dhe Rama e cfaqi veten e vet, dmth aresyen e vertete te emigrimit te shqiptareve, ne takim

    me Sunak e po ashtu ne BBC dhe te gjithe e pane live me ze e figure aresyen e vertete te

    largimit e emigrimit te shqipetareve, Bablokun dora vete.

  2. Tokyo, Londer, Paris, New York…

    Kancelarite boterore te hapura per Kryministrin e Shqiperise, Edi Rama.

    Pacavurja Berishe, a ka takuar ndonje pastruese se fundi apo edhe ato e kane bojkotuar?! 😅😅😅🍌🍑

    1. Nuk eshte de e ftojne o kari polis.Shkon si turist e meqe eshte kryetar qeverie ju kerkon ndonje takim; jam qe jam thote mund te kaloj te pij nje kafe tek ju? Ne Angli nuk e kane thirrur per visite qeveritare por per ti terhequr veshet. E sa per paçavuren n Berisha ate ka ardhur vete président amerikan George Bush e ka takuar ne Tirane me gjithe delegacionin e tije.Ai futi Shqiperine ne NATO, ky hajduti ka dhejte vejet qe nuk mbaron RRUGEN e Arberit nderkohe qe Berisha BERI RRUGEN e KOMBIT per dytre vjet. Berisha hoqi vizat e ketij paçavures tende,o polis kane ndermend t’ia vene!

  3. Ju te Non Grates mos u merrni me New Yorkun.

    Merruni me ndonje Moske… me ndonje Novo Sibirks… 😂😂😂

    Ju jeni ne kokerr te hallit… i qani hallin kaloresit pse i varen kembet…

    1. kalores qe qihet ne byth vetem nje kam pare.gomarin e surrelit qe pellet nga renkimet.yt ju shkerdhefsha rracen e kurvave

    2. Oooo, qenka kthyer Pallkarisi nga Singapori. Shyqyr qe u ktheve, se sa me shume propagande ben ti me patronazhstet e tu per rilindjen, aq me shume u bien kuotat ketyre. Propaganda te jep ca avantazh ne fillim dhe duhet pranuar se ju jeni shume te afte per kete (tek e fundit jeni pasardhes dhe bij te sistemit qe iku) por populli nuk ushqehet me llafe ndaj vjen nje moment qe fillon pikiata e pandalshme. Jeni buze humneres Endro

  4. Eshte i madh oqeani per ta kaluar me kale. Vetem po i hipi ndonje peshku se me

    avion nuk e kalon dot. Jo per ndonje gje por eshte e veshtire te hedhesh valle ne

    gojen e ujkut.

    1. Kellira 2 metroshe kryelarte qe perfaqson vendin e vetem ne Europe ku njerezit po marrin arratine drejt dyerve te Europes te dytet mbas sirianeve dhe te ndjekur nga afganet me shoke.

  5. Para 4 muajsh ky moster ganibal qe ha njerez,pleq,plaka,bura,gra,te rinj dhe te reja, femije te vegjel dhe deri femij ne barkun e nenes ne qytetin e vlores ,ne nje nje audenc me patrozhaniste,qe paguhen per propaganden e tij, ne masakrat qe i bene shqiptareve dhe shpopullimin qe i ben vendit,permendi ivestimet qe do beje ne vlore.Permendi lungomaren ,aeuroporin, stadiumin e ri.Undodha rastesishte ne nje debat qe po benin disa pleq ne nje bar duke pire kafe.Njeri nga pleqte tha ‘: [ Shqiptaret kishin nje shprehje qe e perdornin shpesh mbas luftes se dyte boterore qe ku shkel gjermani sbin as bari ] pra ky plak i vrare shume shpirterishte tha me nje frik shume te madhe Ku shkel rama per ivestime aty ka nje vjedhje marramendese te parave publike,,aty ka nje masaker dhe vrasje qe do ju beje atyre te gjoreve qe do ju shkaterroi shtepite dhe do i perze si serbi dhe greku shqiptaret per te ndertuar stadjumin. Me sa mora vesh ky plak jetoka afer stadjumit dhe ishte trembur ne palce ,se rama do tja marte shtepin dhe do ja shkateronte nga themelet dhe do e nxirrte ne rruge. Dhe frika e ketij plaku kish arsye duke pare cmasakra ju ka bere ganibali rama ,mijra familjeve shqiptare ne gjithe shqiperine dhe sidomos ne tirane,ku jua ka prishur shtepite dhe ju ka dhene aq lek sa jo shtepi sblejne dote ,por dhe me qira sjetojne as nje vite dote Ja keto familje skane rruge tjeter vetem me emigrim me gomone duke e patur parasysh qe dhe vdekja i pret rruges,duke patur parasysh edhe vuajtjet dhe poshterimet qe ju bene emigrimi.Por duke vene ne kandar kete shtaze qe vetem vret dhe masakron popullin e tij,vene ne kandar dhe pranojne nje vdekje,apo vuajtje rrugeve te emigrimit,se nje masaker dhe vuajtje te tmerrshme qe ju shkakton ganibali rama.Ju qe jetoni ne Angli ju thoni medjave angleze dhe keto dridherima qe ju ben rama atyre emigranteve qe ndodhen sot te masakruar dhe te poshteruar nga qeveritaret Anglez dhe medjat Angleze .Ju thoni anglezeve aty ku ju jetoni,aty ku punoni,aty ku shkolloheni se ky rama ,ky ganibal qe per pushtet dhe para snjeh asnje kufi njerzore eshte shkaku i ketij emigrimi te tmerrshem te shqiptareve ne angli dhe jo vetem ,por ne bote.Atyre emigranteve aty nuk meritojne poshterimin qe ju bejne anglezet se ata jane aty se i ka masakruar rama,ju ka shembur shtepite,bizneset,i ka hequr nga puna dhe me patronazhistet qe i ndjekin kemba kembes,si lene as te punesohet ,se ju thote kete mos e ker ne pune se seshte me rames se bizneset jane te rames kudo ne gjithe shqiperine nese seshte 100 perqind e tija 50 perqind po e po,se dhe ndonje bizesmen ,qe se kap dot,apo ska perqindje te ai,qe puneson vertet hallexhinje si Agron Shehaj cfare sben ky ganibal ,qe tja shkateroi me tritol dhe ti masakroje keta bizesmen dhe bizneset e tyre.I thoni Anglezeve se ne popull sot ne cdo vend qe rama vete dhe takon qeveritare te huaj dhe politikan te huaj,populli thote kushedu sa eura u ka dhene ,qe e ka siguruar kete takim ,kete shtrengim duarsh ,kete foto dhe shou pervers qe ben ky i pacipe me keta te huaj.Keshtu ta kuptojne qeveritaret qe takoi rama ne angli,japoni, dhe ne gjithe europen perendimore dhe bote ku ka demokraci perendimore,se greqi dhe serbi rames i thone te lumte o rama,vriji dhe masakroi shqiptaret,ate qe ne se perfunduam dote shpopullimin dhe perzenien e shqiptareve nga shqiperia dhe trojet e tyre,te lumte po na e realizon ti o rama.THOJUANI SE CGANIBAL NA KINI VENE NE SHQIPERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *