• |
ide | kryesore

Rama takon Rishi Sunak, mbron refugjatët shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Emigrantët shqiptare që udhëtojnë me varka “janë imazhi i asaj që po ndodh në botë” mësohet se i ka thene Kryeministri shqiptar Edi Rama homologut te vet britanik Rishi Sunak, gjatë takimit  në “10 Downing Street”.

Rama kënaqësi t’ju mirëpresim në Britani, në Downing street. Britania dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të ngushtë dhe po pres me padurim që ti forcojmë edhe më tej ato marrëdhënie me ju sot. Gjatë vitit të kaluar ne biseduam për të ndëshkuar emigrimin e paligjshëm dhe jam i lumtur për progresin që kemi bërë në atë drejtim. Do ta diskutojmë më shumë edhe më vonë. Dua gjithashtu të diskutoj me ju për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike të cilat ju keni kaluar. Për të gjitha këto dhe më shumë jam i lumtur që do të diskutojmë së bashku, por së pari kënaqësi që ju pres këtu.”– u shpreh Sunak.Gjatë dites kreu i Qeverisë kritikoi Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman për komentet e saj për emigrantët shqiptarë.

“Fatkeqësisht, ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike”, theksoi kryeqeveritari shqiptar.

Ndër të tjera, ai shtoi se vërejtjet e Braverman, kanë qenë një “goditje e ulët”, ndërsa vullneti politik për të kapërcyer përkeqësimin e marrëdhënieve, mbetet i lartë.

“Ne gjithmonë do të refuzojmë ta kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim”, shtoi më tej ai.

Ndërsa në mbyllje të intervistës së dhënë për radion zyrtare të BBC, “Radio 4”, ai vlerësoi kryeministrin britanik, Sunak dhe sjelljen e tij.

“Ne kemi vendosur një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çdo gjë që duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet tona dhe nga bota jonë e ligjit dhe drejtësisë, por në të njëjtën kohë duke u siguruar që disa mollë të kalbura të mos përcaktojnë komunitetin shqiptar këtu dhe marrëdhëniet tona”, përmbylli kryeministri.



14 Comments

  1. Ky eshte krysministri me karderr qe ka pas Shqiperia,nuk i serviloset te huajve si paraardhesit e tij,por ua fut kembet ne nje kepuce,ky na ben te ndihemi krenare neper bote!!!

  2. Tituli i shkrimit nuk eshte i sakte. KM nuk eshte aty per te mbrojtur interesat e emigranteve

    se eshte po ky qe i ka detyruar te rrezikojne jeten ne Kanalin e Lamanshit , te lene prinderit,

    familjen e Atedheun e tyre per tu larguar nga regjimi i bablokut , qe ua nziu dhe ua beri jeten

    te pamundur ne Shqiperi, eshte po ky qe po zbaton strategjine e shpopullimit te Shqiperise.

    Vetem nen ” kujdesin” e bablokut u be e mundur qe 1 /3 e popullit shqiptar,ajo me vitalja

    te largohet pa kthim, vetem regjimi i tij beri qe tu duket me e embel balta ne vend te

    huaj se mjalti ne vendin e vet. Sepse babloku mjaltin ua ktheu ne xeher.

    1. E vertete. Do zoti na e marrin evropianet per vete e te shpetojme nga ky. Po nuk me duket se jane aq budallenj. Andej te peshojne veprat, jo llafet qe nxjerr ky si te rradha e qumshtit

  3. Une e kuptoj qe ju shiheni para pasqyres edhe kujtoni se te gjithe jane si ju.

    Lani tasjtjeren… perpara se te permendni Ramen.

    Dhe perdorni vetem fjale te larta, si psh… udheheqes, dinjitoz, madheshtor, fisnik…

    1. po ik o kar se cdo politikan e din ca do populli

      dhe nuk eshte se populli e pelqen por funskiononn zbatimi i librave te manipulimit mbi popullin shpellar
      qe beson fjalet dhe jo veprat

      a jeton dot gjyshi yt me aq pension mor shkershate

  4. Mire qe si krijon kushte e hapesira qe shqiptaret te jetojme me me pune dinjitoze ne vendin e tyre por te pakten te realizoje marveshje me qeverine G B qe shqiptaret te levizin me kontrata pune e rruge te sigurta … Ama show men eshte … e mbani mend kur i tha Lavrovit … kemi zgjedh te jemi me nato … impresionoi edhe Kimin ama pak kohë më vone rusve te Lavrovit i dhe disa dhjetra hektar tok ne karavasta dhe nja dy fusha nafte andej nga patosi …

  5. Ky eshte kryeminister karagjoz, i afte vetem per llafe. Paaftesia e ketij per te ngritur nje shtet dhe ekonomi ku njerezit te jetojne me pune e dinjitet, i ka detyruar ata te rinj te rrezikojne jeten duke paguar edhe jo pak para. Ne momentin e pare duket vertet sic thote ai zoteria i ores 19.54, karderr qe ja fut kembet ne kepuce kryeministrit britanik. Por pasi qetesohesh dhe perdor pak trurin (per ate qe ka dhe nuk e ka shitur si Jorgua) kupton qe fjalet e tij nuk kane asnje peshe, se jane thjesht fjalet e nje karagjozi qe vjen nga nje vend pa peshe nderkombetare e nuk i merr kush seriozisht. Sunakut ky i duhej sa per tu thene anglezeve qe ja dhe kete e thirra dhe e urdherova ti marre mbrapsht te vetet. Neser as do pjerdhe njeri ne dynja se cfare tha ky kallami. Vetem ketu do vazhdojne ca idiote ti bien gjoksit se e kane kryeministrin gangster. Sa per ekonomine e droges qe ka ngritur ky ketu, me gjakun e te rinjve shqiptare, gezoheni para kohe o driteshkurter. I ka kaluar bota para nesh keto, nuk e zbuluam ne ameriken. Por deri me sot nuk njihet asnje vend qe te jete bere hajer e te jete zhvilluar me para droge, perkundrazi, jane vendet me problematike ne bote, ku dominojne vrasjet, krimi, pasiguria, problemet shendetesore e sociale. Ky kanocja jone pa u trashur mire keto e nuk ben dot shtet e ekonomi, mendo kur te behet muti mullar me keq se ce ja bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *