• |
ide | kryesore

Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Korçë dhe Ersekë

-Instant, Lajme, Të fundit
Elbasan tërmeti



Lëkundje të tokës janë ndier në orët e para të mëngjesit, në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në qytetin grek të Janinës, që ndodhet shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në veri-veriperëndim të Aetomylitsa. Sipas Institutit Gjeodinamik lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, sidomos në Korçë e Devoll. Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *