• |
ide | kryesore

Keisi flet për sjelljen e Kristit: Më paska hapur Zoti sytë

F1, Paparazzi



Keisi Medini ka folur për sjelljen e Kristit ndaj saj. Së fundmi teksa të gjithë banorët ishin mbledhur në verandë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin, Keisit i bëri përshtypje sjellja e tij, i cili e injoroi totalisht kur po fliste.

Ky veprim nuk i pëlqeu aspak artistes e cila deklaroi më pas se Zoti i paska hapur sytë, sepse më parë nuk e kishte vënë re këtë sjellje të konkurentit. Duke folur me Antonetën dhe Dean, Keisi u shpreh se kur atë e injorojnë një herë, ajo të injoron 100-fish.
Kjo deklaratë vjen pasi dyshja e la në mes njohjen e tyre. Në një bisedë me njëri-tjetrin Keisi përmendi si arsye faktin që “ka harruar veten” dhe misionin për të cilin ka hyrë në “Big Brother”.

“Ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, ndikuan njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje. Pastaj erdhi dhe babi. U bë e tepërt fakti që thonë se Keisi është vetëm për të gatuar. Unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, kam harruar të këndoj. Unë bëra shumë për ty, erdha shumë pas teje. Ti deri-diku e ke krijuar lojën tënde dhe çdo gjë. Unë harrova veten time dhe lashë çdo gjë mënjanë,” tregoi  Medini./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *