• |
ide | kryesore

Alibeaj mbledh sërish kryesinë/ Vijon përplasja mes 3 grupeve për kandidatët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Alibeaj



Rreth orës 18.00 të kësaj të diele ka rinisur mbledhja e kryesisë së PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Çështja kryesore që po diskutohet është mënyra se si kjo forcë do të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Tre janë rrymat kryesore. Të parët kërkojnë që në zgjedhje të përfaqësohen me kandidatë në të 61 bashkitë, ide kjo që mbështetet edhe nga veta Alibeaj. Ndryshe nga ai është një tjetër grup që kërkon që në zgjedhje të mos dilet me kandidatë sepse kjo do të përçante votat e opozitës ndaj të garohet vetëm me këshilltarë bashkiakë.

Këtë ide e mbështet deputetja Jorida Tabaku dhe disa anëtarë si Dhurata Çupi, Oriola Pampuri, etj. Ka edhe një ide të tretë që të garohet me kandidatë për bashkitë vetëm në disa njësi dhe jo në të gjitha. Këtë qëndrim po e mbajnë Gazmend Bardhi, Indrit Sefa, etj. Këta kanë propozuar që të dalin me kandidatë vetëm në bashkitë kryesore si në Tiarnë, Fier, Korçë, Dibër, etj.

Kryesia e PD-së do të vendosë sot përfundimisht se si do dalë në zgjedhje, teksa tre grupimet që janë kristalizuar brenda kryesisë u kanë qëndruar propozimeve të tyre.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan – Florian Qamo
3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
5. Lezhë – Sandër Marku
6. Krujë – Sabah Sheta
7. Dibër – Naim Gazidede
8. Kurbin- Genc Doçi
9. Dimal- Dritan Sula
10. Patos- Pranvera Rizai
11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Korçë -Gjergji Gjata
16. Sarandë- Skënder Muço
17. Mirditë-Mark Ruçi

LEXO EDHE: Përçahet sërish “PD e vulës”/ Alibeaj në kërkim të kandidatëve



7 Comments

    1. Ku ka mbet Amerika te mbrohet nga komunistet e rilindur te Shqiperise, “qija nonen Palikarit” i thone kesaj pune.

  1. Roland Bejko në Tiranë!!!Do të thotë që do ketë marrë ndonjë llokmë të mirë.Se si mund të quhen këta demokratë një Zot e di.Nuk janë veçse pazarxhinj asgjë më tepër.Por kur deshën të abuzonin me Dash Shehun!!

  2. Landi , luftëtari i devotshëm i grupit hajdut të vulës , me në krye Alibabën as me 1/2 e 40 hajdutve , më në fund e nxorri kokën qerrose , se do të s’provoj se sa i vlen lëkura këtij “demokrati” të etur për krye-bashkiak Tirane edhe pse i dështuar andej nga vjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *