• |
ide | kryesore

Video/ Gerrard tërbon tifozët e Celtic në një ndeshje bamirësie: shishe kundër ish-teknikut të Rangers

-Instant, Sport, Video
Gerrard



Steven Gerrard, ish-legjenda e Liverpool, doli në fushë në një ndeshje bamirësie me kampionët e dikurshëm të Reds. Një ndeshje bamirësie, që u mbajt në Anfield midis Legjendave të Liverpool dhe atyre të Celtic. Kampionë të mëdhenj të së kaluarës zbritën në fushë, përfshirë Steven Gerrard. Ish-kapiteni i Liverpool ka gjetur përballë tifozët e Celtic, të cilët i kishte rivalë në aventurën e tij si trajner i Glasgow Rangers. E në momentin e golit, ish-mesfushori festoi i ekzagjeruar përpara tyre. Tifozët e Celtic nuk e morën mirë festimin e tij dhe iu përgjigjën në mënyrën e tyre.

E pikërisht për këtë rivalitet të jetuar, që u ndje edhe gjatë ndeshjes, Gerrard vendosi të merrte skenën. Me rastin e një penalltie, ish-mesfushori anglez, pasi dërgoi topin në rrjetë, u lëshua në një festim nën sektorin e ultrasve bardhejeshil.

Lexo më tej: Video/ Shikoni festën e çmendur të Gerrard: Rangers fitoi pas 9 vjetësh në Celtic Park

Publiku skocez nuk e pëlqeu aspak ngazëllimin e Gerrard dhe reagoi menjëherë. Si kundërpërgjigje ndaj golit, tifozët filluan të hedhin shishe dhe ofendime të shumta ndaj ish-lojtarit të Liverpool. Më pas, stjuardët ndërhynë për të qetësuar gjërat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *