• |
ide | kryesore

Celtic përgatit një ambjent armiqësor për Lazio: ja plani i skocezëve për të fituar ndeshjen

-Instant, Sport
Celtic



Mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00, në Celtic Park do të zhvillohet ndeshja mes Celtic dhe Lazio, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League. Skocezët, që vijnë nga disfata në debutimin e tyre kundër Feyenoord, janë të gatshëm për të luftuar në fushë, siç janë tifozët në tribuna.

APELI I “NORTH CURVE”

Orët e fundit, North Curve, grupi ultras i Bhoys, publikoi një komunikatë në rrjetet sociale duke ftuar tifozët të mbështesin sa më shumë ekipin gjatë ndeshjes. “Ne përballemi me Lazio në një ndeshje që duhet ta fitojmë për të mbajtur gjallë ambiciet tona evropiane”, thuhet në shënimin e publikuar në Twitter. “Herën e fundit që u takuam, i mundëm si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj, falë edhe mbështetjes që i dhamë ekipit. Në prag të së mërkurës, ne kërkojmë të njëjtën përpjekje nga tribunat”.

“AMBJENT ARMIQËSOR PËR LAZIO-n”

“Ne kemi për detyrë jo vetëm të shoqërojmë ekipin tonë, por edhe ta bëjmë shtëpinë tonë një mjedis armiqësor për Lazion dhe hordhitë e tyre të ekstremit të djathtë. Ne inkurajojmë tifozët të sjellin ngjyrat e tyre për këtë rast dhe të kujtojnë pse Celtic nuk është një klub si të tjerët”, mbyllet komunikata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *