• |
ide | kryesore

Investigimi/ Kush e tradhtoi Ana Frankun

-Instant, Arkiva, Dossier
Ana



“Përshëndetje. Hebrenjtë fshihen në fund të rrugës 263 Prinsengracht në Amsterdam.” “Nga e di ti?” “E di”. “Dhe kush je ti?” “Askush”. Kjo mund të ketë qenë biseda telefonike që më 4 gusht 1944 “dënoi” Ana Frankun, e cila është kthyer në simbol të persekutimit antisemitik. Më poshtë vjen historia se si u kryen hetimet për të vërtetuar se kush e tradhtoi Anën. Faktet u publikuan në artikullin “Të tradhtuar!” nga Anita Rubini që ka hulumtuar arkivat e Focus Storia.

Informacioni për familjen e Anës arriti në zyrën e Julius Dettmann, një oficer gjerman SS, i cili dërgoi menjëherë një ekip për të kontrolluar shtëpinë. Pas një rafti rrotullues librash ishte hyrja për në strehën ku Otto Frank, gruaja e tij Edith dhe dy vajzat e tyre Anna dhe Margot, tre anëtarë të familjes Val Pels dhe dentisti Fritz Pfeffer kishin jetuar për dy vjet. Ata u arrestuan të gjithë dhe u dërguan në kampin tranzit Westbord. Më pas u transferuan në Aushvic. Internimit i mbijetoi vetëm ditari i Otto Frank dhe ai i Anës.

Deri sot ai “askush” nuk kishte një emër. Sipas dy gazetarëve flamandë, Jeroen de Bruyn dhe Joop Van Wijk, ishte Nelly Voskuijl, një nga motrat e asaj që njihet si Elizabeth (e quajtur “Bep”, por e përmendur në ditarin e Anës si Elli Vossen), një daktilografiste e punësuar nga Otto që i tradhtoi. Deri në atë kohë ajo kishte ndihmuar Frankët nga vështirësitë e jetës klandestine.

Bep Voskuijl | Anne Frank House
Nelly Voskuijl

“Nuk mund të harrojmë kurrë se, nëse të tjerët janë heroikë në luftë dhe përballë gjermanëve, tanët janë në dashurinë vigjilente që ata tregojnë për ne” – shkruante Ana në ditarin e saj për ata që e kishin mbrojtur. Sipas tezës së librit, Bep Voskuijl, “Mjaft heshtjes”, Nelly filloi të bashkëpunonte vullnetarisht me Gestapon pas pushtimit gjerman. Ishte ajo që bëri atë denoncim mizor.

Nëse kujtojmë fjalët e Dante Alighieri, Nelly është prototipi i tradhtarit të të ftuarve të tij. Por në këtë histori tradhtia është e dyfishtë. Një nga autorët e librit, Joop van Wijk, është në fakt djali i Bep dhe nipi i Nelly. Më shumë se 70 vjet më vonë, ai filloi të gërmojë në sekretet e familjes.

A kishte tradhtuar vërtet Nelly, 21-vjeçare në emër të një ideologjie? Asnjë nga protagonistët nuk mund të përgjigjet. Nelly vdiq në 2001; Elizabeth në maj 1983 në moshën 63 vjeçare; Julius Dettmann, i cili kishte marrë thirrjen, kreu vetëvrasje menjëherë pas luftës. Në shkurt 1945, vetë Ana Frank kishte vdekur, e vrarë nga tuberkulozi në kampin Bergen-Belsen, ku ajo dhe motra e saj ishin transferuar pas Aushvicit. Ana ishte 15 vjeç, Margot 19.

Sister of Otto Frank's typist may have betrayed Anne Frank | The Times of  Israel
Ana Frank

Ajo që e çoi Nelly në bankën e të akuzuarve ishin dëshmia e një motre të tretë, Diny, dhe ish-të dashurit të Bep-it në kohën e luftës, Bertus Hulsman. Sipas të dyve, grindjet mes Nelly dhe Bep ishin të shpeshta. E para, e cila nuk i kishte fshehur kurrë simpatitë e saj për nazizmin, qortoi motrën e saj për fshehjen e hebrenjve. Për të përforcuar tezën ka edhe një detaj se si korrespondenca që Bep dhe Otto Frank shkëmbyen pas luftës u shkatërrua me vdekjen e Bep. Kjo ndoshta për të fshehur përgjegjësinë e familjes Voskuijl në arrestimin dhe dëbimin e 8 personave.

Nelly kishte edhe një guralec tjetër në këpucën e saj. Ajo ishte e vetmja në familje që nuk gjeti një punë të përhershme në Opekta, kompania e themeluar nga Otto Frank për shitjen e një kompleksi për të bërë reçel në shtëpi. At Johannes punoi gjithashtu atje si kryemagazinier. Ishte ai që ndërtoi raftin e librave që fshehu hyrjen e aneksit sekret.

Frankët kishin mbërritur në Amsterdam nga Gjermania në verën e vitit 1933. Otto kishte pasur mundësinë të niste një biznes, një sipërmarrje që po i shpëtonte një kriza e rëndë ekonomike. Jo vetëm kaq. Më 30 janar të atij viti Adolf Hitleri ishte bërë kancelar i Rajhut dhe hebrenjtë kishin kohë shumë të vështira.
Në Holandë, për familjen Frank ishte fillimi i një jete të re. Kjo nuk zgjati shumë. Më 1 shtator 1939, Gjermania pushtoi Poloninë, duke filluar Luftën e Dytë Botërore.

Në maj 1940 ishte radha e Holandës. “U miratuan vazhdimisht ligje antisemite që kufizuan rëndë lirinë tonë,” – shkruante Ana më 20 qershor 1942. “Hebrenjtë duhet të veshin Yllin e Davidit. Hebrenjtë duhet të dorëzojnë biçikletat. Hebrenjtë nuk mund të hipin në tramvaj. Hebrenjtë nuk mund të udhëtojnë me makinë, as makina private. Hebrenjtë mund të bëjnë pazar vetëm midis orës 15 dhe 17. Hebrenjtë mund të shkojnë vetëm te parukierët hebrenj. Hebrenjtë nuk mund të dalin në rrugë midis orës 8 dhe 6 të mëngjesit. Hebrenjtë nuk mund të ndjekin teatro, kinema dhe vende të tjera argëtimi”.

Dhe ky ishte vetëm fillimi. Kur vajza e madhe Margot u thirr për t’u dërguar në një kamp pune në Gjermani, familja u strehua në një vend të fshehtë të përgatitur prej kohësh. Prej andej Ana shihte jetën duke e kaluar “nëpër të çarën e perdeve”: “Dje pashë dy [hebrenj] që shikonin nga perdet dhe m’u duk një mrekulli. Pata një ndjenjë të çuditshme, sikur t’i kisha tradhtuar ata. E varfër dhe tani po spiunoja fatkeqësinë e tyre”, – shkruante ajo më 13 dhjetor 1942.

Hetimet se kush kishte qenë tradhtari i Frankëve nisën sapo botimi, në 1947, i ditarit të cilit Ana kishte filluar t’i besonte mendimet e saj që nga 12 qershori 1942. I dyshuari kryesor ishte magazinieri Willem van Maaren, për të cilin Ana shkruante: “Ne nuk do të jepnim asnjë mallkim atë që mendon zoti Van Maaren, nëse ai nuk do të ishte një person famëkeq jo i besueshëm dhe shumë kureshtar, i cili nuk është i lehtë të mashtrohet”. Ai u hetua një herë edhe zyrtarisht në vitin 1963, për përgjegjësitë e tij të supozuara. Megjithatë, asnjë provë e fortë nuk u gjet.

Në mesin e të dyshuarve ishte gjithashtu edhe pastruesi në rrugën Prinsengracht 263, një i njohur i Frankëve, Tonny Ahlers, i njohur për simpatitë e tij për nacionalsocializmin dhe një person i quajtur Marteen Kuiper. Ai kishte dhënë shpesh informacione për hebrenjtë, një profesion të paguar mirë. Në vitin 2003, Instituti Holandez për Dokumentacionin e Luftës rihapi çështjen dhe kreu hetime. Por ai arriti në përfundimin se “nuk është më e mundur të rindërtohet rrjedha e ngjarjeve”. Ditët e sotme janë shtuar detaje të reja dhe se “askushi” mund ta ketë emrin e Nelly-t, të “tradhtuar” tashmë nga nipi i saj gazetar hetues. ©LAPSI.al



2 Comments

    1. Muthametin do e dhjesin, po! legen, kar islamist, derr i trashe, O komunist muti ç’ke me jezusin, apo si per ju komunistet e ndyre dhe per ishlamistet kafshe si ti shkoni me motivin “O me ne o kundra nesh “o lesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *