• |
ide | kryesore

Ana Frank në krah të vajzës nga Gaza, muralja e veçantë në Milano

Arkiva, Planet
frank



Ana Frank me uniformën e Aushvicit dhe Yllin e Davidit duke qarë dhe duke mbajtur flamurin izraelit në duar. Në krah të saj, një vajzë palestineze teksa i vinte flakën flamurit të Hamasit, me keffiyeh në kokë dhe në fytyrë të shkruara fjalët “Gaza e lirë”. Është një murale në Piazza Castello të Milanos e quajtur “Pafajësia, urrejtja dhe shpresa” e krijuar nga artisti AleXsandro Palombo në 1-mujorin e fillimit të luftës.

“Zemërimi antisemitik i lëshuar nga Hamasi po pushton hebrenjtë në çdo pjesë të botës. Ky tmerr që rishfaqet nga e kaluara duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë sepse minon lirinë, sigurinë dhe të ardhmen e secilit prej nesh. Terrorizmi është vetëmohimi i njerëzimit dhe nuk ka të bëjë me rezistencën. Ai na përdor për të na ndarë dhe për të na tërhequr në humnerën e së keqes së tij, në një vorbull skëterrë që nuk gjen fund. Nuk mund të ketë paqe derisa terrorizmi të çrrënjoset. Legjitimimi i tij do të thotë të dënosh me vdekje të gjithë njerëzimin” – thotë vetë artisti.

Një vepër tjetër e tij u shfaq në zonën e Porta Nuova. Aty AleXsandro Palombo imagjinon një fëmijë hebre nga getoja e Varshavës me duart e ngritura, simbol i Shoahut, si një peng i Hamasit. Artisti e portretizoi atë së bashku me një fëmijë ushtar nga Gaza dhe një terrorist të Hamasit duke i drejtuar një kallashnikov.

“Arti aktual i rrugës i Palombo-s është një mesazh i rëndësishëm për botën, në muralet e tij artisti i përgjigjet ngjarjeve të tmerrshme të 7 tetorit dhe në të njëjtën kohë antisemitizmit në rritje, me një mesazh shprese”, – tha historiani i Arti izraelit Batya Brutin, i cili mori çmimin Yad Vashem për Arritje të Përjetshme në Edukimin e Holokaustit. /LAPSI.al

Fotogallery - Le opere sulla guerra tra Israele e Hamas di AleXsandro Palombo - foto 2 Fotogallery - Le opere sulla guerra tra Israele e Hamas di AleXsandro Palombo - foto 3 Fotogallery - Le opere sulla guerra tra Israele e Hamas di AleXsandro Palombo - foto 4 Fotogallery - Le opere sulla guerra tra Israele e Hamas di AleXsandro Palombo - foto 5

Fotogallery - Le opere sulla guerra tra Israele e Hamas di AleXsandro Palombo - foto 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *