• |
ide | kryesore

PAMJET/ 40-vjeçari plagos me thikë babë e bijë dhe dhëndrin italian në Laprakë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fresk, Lezhë, rëndë, Gjirokastër



Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Laprakës në kryeqytet. Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mërgjyshi është konfliktuar me 3 persona të tjerë në një lokal të zonës. 

Burime nga blutë e kryeqytetit thanë se autori është afruar pranë tavolinës ku ndodheshin personat e tjerë dhe i ka sulmuar me thikë. Të lënduarit janë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij Roxhersa 40 vjeçe dhe bashkëshorti i saj italian, Massimo Sorvillo, 47 vjeç. Autori punonte në fabrikën e italianit, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.

Më pas ai është larguar nga vendngjarja. Policia thotë se e ka shpallur në kërkim. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Të njëjtat burime thonë se 64-vjeçari Rrapollari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën. Në zonë ndodhen forca të shumta të policisë të cilat po kryejnë patrullime dhe kontrolle në përpjekje të kapjes së autorit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *