• |
ide | kryesore

Kallashnikov e municion luftarak, arrestohet 17-vjeçari në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga një 17-vjeçar, si edhe ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestimi i shtetasit S.C, banues në fshatin Borizanë u bë i mundu falë inteligjencës informative

Njoftimi:

Krujë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Informimi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni, falë inteligjencës informative, u finalizua me vënien në pranga të një 17-vjeçari, si dhe me sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov dhe një sasie municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Informimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. C., 17 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov, krehër arme dhe 30 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *