• |
ide | kryesore

Ndiqeni LIVE/ Donald Trump del para gjykatës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Trump



Këtë të martë në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut po ndodh një moment i pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ish-Presidenti Donald Trump, i cili po përballet me një sërë hetimesh, u dorëzua para autoriteteve, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Akuzat pritet të përqendrohen në hetimet rreth pagesave të bëra gjatë fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka pasur me zotin Trump.

Pagesa prej 130 mijë dollarësh është bërë nga ish avokati i zotit Trump, Michal Cohen dhe është regjistruar nga kompania e zotit Trump si shpenzim ligjor. Prokurorët thonë se ajo nuk ishte shpenzim ligjor dhe, e regjistruar si e tillë, përbën falsifikim të llogarive financiare të kompanisë. Deri në këtë moment, shkelja trajtohet si administrative dhe jo penale. Prokurorët duhet të provojnë se shkelja administrative është bërë me qëllim, për të mbuluar një krim tjetër dhe në një rast të tillë, ajo do të ngrihej në nivelin e një vepre penale.

Sot pritet të mësohet se çfarë provash kanë prokurorët për këtë. Ish presidenti mohon të ketë pasur marrëdhënie ish aktoren Stormy Daniels dhe thotë se pagesën e ka bërë për të mbrojtur familjen, që ish aktorja që mos e shantazhonte dhe jo për të blerë heshtjen e saj.

Dita e parë e këtij procesi pritet të jetë e shkurtër – zotit Trump do t’i merren shenjat e gishtave, ai do të mësojë aktakuzën e plotë kundër tij dhe pritet të deklarohet i pafajshëm. Republikani Donald Trump do të bëhet ish presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

Policia e Nju Jorkut është bërë gati për protesta të mundshme nga ana e mbështetësve të zotit Trump, të cilët besojnë se aktakuzat kundër tij, janë të motivuara politikisht dhe synojnë të dobësojnë përpjekjet e tij për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë më 2024.

Ish presidenti 76 vjeçar e ka ushqyer këtë bindje të mbështetësve të tij dhe është munduar ta shfrytëzojë këtë situatë në avantazhin e tij politik, duke deklaruar se ka mbledhur 8 milionë dollarë në më pak se një javë nga aktakuza, të cilën ai e quan “gjueti shtrigash”. Pas njohjes me aktakuzat ish-presidenti pritet të lirohet.

Procesi kundër tij po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Kjo vjen më shumë se dy vite pas sulmit në Kapitol të mbështetësve të zotit Trump, një përpjekje e dështuar për të penguar certifikimin në Kongres të fitores së demokratit Joe Biden. Ky rast ka gjithë vëmendjen e publikut amerikan. Gjykatësi ka vendosur të mos lejojë praninë e kamerave brenda sallës së gjyqit. Megjithëse prokurorët këmbëngulin vazhdimisht se asnjë person nuk është mbi ligjin, ngritja e kallëzimeve penale kundër një ish presidenti ka vështirësi logjistike.

Procesi në Nju Jork do të jetë një provë e rëndësishme, ndërsa prokurorët në Atlanta dhe Uashington po kryejnë hetime që mund të pasohen me akuza të reja kundër zotit Trump. Këto hetime kanë të bëjnë me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago. 

Udhëheqësit republikanë, duke përfshirë rivalët e mundshëm të zotit Trump brenda partisë pëpr zgjedhjet presidenciale të 2024, e kanë kritikuar procesin gjyqësor kundër tij. Presidenti Biden, i cili ende nuk ka deklaruar nëse do të rikandidojë dhe udhëheqësit demokratë, nuk kanë folur shumë për këtë rast.

Prokurorët këmbëngulin se procesi gjyqësor kundër zotit Trump nuk ka të bëjë me politikën. Zoti Trump pritet që sot në mbrëmje të kthehet në rezidencën e tij në “Mar-a-Lago” në Florida, ku do to të mbajë një konferencë para të paktën 500 mbështetësve të njohur të tij. Në mesin e të ftuarve janë edhe disa nga republikanët më pro-tij në Kongres. Dënimi nuk do ta pengonte zotin Trump të kandidojë ose fitojë garën presidenciale të vitit 2024. /VOA



9 Comments

      1. Une kam qene kunder soros para se sali bytha te dali te bej teater medemek sikur eshte kunder. Pastaj o parazit i karit mos e lodh shume trurin se sje per ket pune, ik ha fara.

        1. Te gjykosh nga kafenete e Kamzes Sorosin dhe procesin gjyqesor ne fjale eshte ironike.

          Prandaj te sygjeroj ta pranosh me sportivitet talljen e karit.

          1. Po tall karit me veten tende o kamzali. Se une per vete jam lind e rrit ne tirane. Me sportivitet pa sportivitet, bythqir eshte ai qe ska brek. Ne kete rasta ramazant. Por be happy mos harro. Fundja ja ka arrit tju bej te ndiheni cool. Shiko, po komenton per Trump. Hallall je njish

          2. se pelgacet e lushnjes apo teplenes ne fakt jane me te mira

      2. O Lukak, se sic ke emrin kak dukesh qe je, nese din noj fjale anglisht hap lexo apo shiko ndonje video ca po i ben Sorosi amerikes me sponsorizimin e prokuroreve liberal dhe mos deniimin e krimeveve e krimineleve. Jane kthyer shume shtete e qytete ku qeverisin liberalet (koleget e ketyre rilindasve tane) qe te duket Amerika si noj vend i botes e trete duke vjedh dycanet ne turma, thyer xhama, vjedhur , grabitur njerez ne pune te vete e prone te vet dhe asnje nuk e fusin ne burg sepse do ” drejtesi sociale” padroni i Ramazan Rames, George Sorra.

  1. SHBA paralajmëruan zyrtarisht votuesit shqiptarë të mbajnë distancë nga personat që SHBA kanë dizajnuar si “non grata”, duke ju referuar me emër Sali Berishës, udhëheqësit publik të një lëvzije anti-amerikane në vend, si dhe politikanëve të tjerë “non grata”, të cilët kanë deleguar ndikimin e tyre në politikë tek njerëz të afërm apo të besuar të tyre, duke nënkuptuar persona që kandidojnë në listën e qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *