• |
ide | kryesore

Presidenti polak takim privat me Donald Trump

Lajme, Të fundit



Presidenti polak, Andrzej Duda së fundmi ka bërë me dije se ka pasur një takim privat me kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump. Më tej mësohet se takimi është zhvilluar në Nju Jork në banesën e Trump.

Ekipi i fushatës së republikanëve dhe shtoi se gjatë takimit të palëve ata diskutuan propozimin e Dudës që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 3 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen.

“Donald Trump më ftoi në banesën e tij private (…) ky ishte vetëm një takim privat me rastin e pranisë sime këtu në Nju Jork”, tha presidenti polak, duke folur para gazetarëve.

Duda, mandati i të cilit përfundon në vitin 2025, ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Trump në BE gjatë presidencës së tij. Në një video që ai postoi në Truth Social, republikani tha se shpreson të jetë në gjendje të punojë përsëri me Dudën.

Përveç NATO-s , ata diskutuan gjithashtu luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, konfliktin me Izraelin në Lindjen e Mesme dhe shumë çështje të tjera që lidhen me paqen botërore. Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Trump ka shtuar takimet e tij me liderët evropianë. Së fundmi ai u takua me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *