• |
ide | kryesore

Rikthimi i basteve/ Tre bllofet me propagandën që luajti Rama

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kushdo që e ka provokuar fatin, të paktën një herë në jetë me bastet sportive, duhet ta ketë të qartë se ligji i ri që propozon qeveria Rama e rikthen fuqishëm fenomenin e kumarit, në përmasa më të mëdha se ç’ishte më parë.

Nxitimi i kryeministrit për t’i mbyllur bastet dhe kazinotë nga 1 Janari i vitit 2019 është zëvëndësuar nga nxitimi për t’i hapur sa më shpejt ato. Rama e pranon me gjysëm zëri dështimin e masave ekstreme që mori nga 1 Janari i vitit 2019, por justifikohet kur thotë se ky fenomen nuk është ndalur as në Kinë.

Por çfarë ka ndryshuar nga situate e tre viteve më parë? Çfarë argumentash përdori Rama kur u mbyllën bastet dhe kazinotë? A ishin ato thjesht propagandë për të mbuluar kapjen e industrisë së kumarit?

Kontrolli i tregut të kumarit nga krimi i organizuar

“Po i heqim miliarda krimit të organizuar”, kështu deklaronte kryeministri Rama në dhjetor të vitit 2018, kur justifikonte aksionin e mbylljes së basteve dhe kazinove. Sipas kryeministrit, kjo industri po furnizonte krimin e organizuar ndaj duhej të merrte fund.

“Industria i ka dhënë një hapësirë të pajustifikueshme një pjese njerëzish që janë drejtpërdrejt të lidhur me krimin e organizuar dhe një pjesë e konsiderueshme e pronarëve të këtyre kompanive janë njerëz që kanë kaluar përmes burgjeve, plagosjeve, pengmarrjeve dhe shfrytëzimit të prostitucionit e kështu me radhë” shprehej kryeministri.

Pavarësisht demonizimit që i bëhej aktorëve në treg, ata zhvillonin një aktivitet të ligjshëm dhe paguanin taksa për këtë.

Absurdi qëndron në faktin se të njëjtin argument që kishte për mbylljen e basteve, Rama e sjell prap pas 3 vitesh për hapjen e basteve.

“Ne nuk flasim këtu për hapje, por për marrjen e këtij aktiviteti nga duart e ekonomisë së zezë” thotë sot Rama që flet për “portofole të zeza individësh me profil kriminal”.

Ligji i ri parashikon që personat që do të marrin licensat duhet të kenë dëshmi të pastër penaliteti. Përveç kësaj ata duhet të kenë eksperiencë jo më pak se 3 vjet dhe në disa vende të Bashkimit Europian.

Problemi qëndron në faktin se kush do ta ndalë krimin të vazhdojë të përfshihet në këtë biznes, përderisa shteti dilka përherë i humbur në këtë arenë, siç e pranon vetë kryeministri.

Kumari si plagë sociale

Rreth tre vite më parë, kur përgatitej të mbyllte pikat e basteve dhe kazinotë, kryeministri Rama shkoi të marrë përgëzimet e grave dhe vajzave në Lushnjë. “Ajo që na ka bërë përshtypje është mbështetja e kësaj nisme nga 90% e grave dhe vajzave” u shpreh Rama, duke u solidarizuar me shqetësimin e zonjave për paratë, që burrat dhe djemtë e tyre humbnin në baste.

Rama fliste edhe për tragjedi të shkaktuara nga bixhozi në familjet shqiptare. Në një dalje në emisionin “Zonë e lirë”, ai renditi disa pasoja të rënda nga kumari kur tha se “Më shumë se 70% tregojnë se kanë probleme stresi dhe nervozizmi. 1 lojtar në 4, tregon se kanë tentuar një herë të vrasë veten”.

Këtyre statistikave, kryeministri u vuri vulën me një premtim të fortë për gratë dhe vajzat.

“Në datë 31 Dhjetor (2018), nënat, gratë dhe vajzat do të marrin mbrapsht djalin apo burrin e sëmurë nga bixhozi” tha ai.

Problemi është se me ligjin e ri, bastet sportive janë shumë herë më pranë lojtarit. Nëse dikur, një lojtar duhej të dilte nga shtëpia për të paguar skedinën në pikën e basteve, me ligjin e ri do t’i mjaftojë smarphone që ka në duar. Pasi ke shkarkuar aplikacionin në celular në çdo moment, kudo që të jesh, mund të vendosësh bastin. Këtë shans jua ofron ligji i ri i qeverisë Rama, pa qenë nevoja të mundoheni dhe të dilni nga shtëpia. Gratë dhe vajzat që e dëgjonin kryeministrin atëherë, sot duhet të jenë dyfish të shqetësuara.

Përfitimet ekonomike nga mbyllja e pikave të basteve

“Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht lojërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike me kërpudhëzimin e gjithë infrastrukturës së lojërave të fatit, me pafundësinë e sallave të bingove, makinetave, ekranev, basteve”, ishin fjalët e kryeministrit para mbylllljes së mijëra bizneseve në të gjithë vendin.

Sepse në 31 dhjetor të vitit 2018 në Shqipëri ulën qepenët më shumë se 4 mijë pika bastesh, një pjesë e mirë e vendosur në ambjente me qira. Mijëra persona mbetën pa punë. Shteti humbi taksat që deri dje vilte nga kompanitë e licensuara të basteve.

Sipas Ramës, ishin afërsisht 700 milion euro që nga industria e kumarit do kalonin në xhepat e qytetarëve.

Për të qenë më i drejtpërdrejtë, shpërndau një meme, që paraqiste një tufë me para të kursyera nga bastet.

Faktikisht, ndodhi e kundërta.

Paratë që pritej të hynin në ekonomi, devijuan drejt industrisë së paligjshme të basteve. Shteti humbi paratë që do të kishte arkëtuar nga taksat, ndërsa kumari siç thotë shefi i qeverisë kaloi në duart e krimit.

Ligji i ri që propozon qeveria

Modeli i basteve sportive që propozon qeveria nuk parashikon asnjë kufizim për kumarin si një gangrenë të shoqërisë për t’u mbajtur nën kontroll, as nuk garanton tërheqjen e krimit nga kjo industri dhe as nuk premton ndonjë të mirë për xhepat e qytetarëve.

Kumari konceptohet thjesht si një mekanizëm përfitimi nga kompanitë e basteve që pritet të licensohen dhe nga shteti që do përfitojë më shumë para nga taksat.

Ndoshta pikat e basteve nuk do të mbijnë sërish si kërpudhat pas shiut, por kumari do të shtrihet kudo, në punë, në shtëpi, në udhëtim, brenda apo jashtë vendit, thjesht nëpërmjet përdorimit të një smartphone.

Prandaj përbetimet e vitit 2018, kur Rama i shpallte luftë fenomenit, sot kërcasin si propagandë bajate për të justifikuar zhvendosjen biznesit nga njëra dorë tek tjetra./Lapsi.al



12 Comments

  1. Fund i marrezise apo rikthim i marrezise ?
    Apo me sakte , as rikthim e as fund por marrezi pa fund o i gjati ine ?
    Skeni pare gje akoma . Marrezite e keti te marri jane te pafundme .
    Marrezia jote dhe hapesira o i gjati ine jane te pafundeme .
    Jo vetem qe marrezia e te gjatit tone eshte e pafundeme por eshte ne
    ekspansion çdo dite e me shume , njesoj si hapesira .
    Per ti dhene fund marrezise tende , largimi yt eshte domosdoshmeri .

    1. Pallavra pa lidhje. Lapsi do te na sjelli mbrapsht Sali Berishen, qe shkaktoi 1997, Gerdecin, 21 Janarin dhe tani eshte edhe non-grata. Kush e beson Lapsin eshte trupeshk.

    2. Bixhozi dhe droga, jane një plage për njerzimin. Unë luje vet bixhoze dhe më ka shkatrrue jeten, ndoshta për gjith mone. Prandaj i bëje thirrje çdo kujt që ti thote jo bixhozit.

  2. Apeli i ish deputetit demokrat: Mos rrini fanatikë të Berishës, ai është një kolerë që po zhduk PD-në,po ju shkruan nje demokrat i flakte dhe bashkepuntor i salihut Fatos Hoxha,por salihu e hodhi ne grop

  3. Si gjelio maj plehu ky Ramuthi u mburr,
    “baste sportive nuk do kete me kurr”
    biles i vuri nje emer edhe asaj Sigurisht,
    “Fundi i Marrezise” e emeroi Solemnisht,

    por pastaj si shpesh e shpesh here ky djal,
    tashme e lepin prap e fut bishtin nder shal,

    sepse nuk keni ku ta gjeni tjeter ate
    Simbolin e MARREZISE,
    pervec se ne Surrel,
    a brenda KRYEMINISTRISE!

  4. Por ndryshe nga Basha, Sali Berisha vazhdon të jetë aty, i vendosur deri në fund për shkatërrimin e PD-së.

    E ndërsa Berisha nuk heq dorë nga lufta me të gjithë, Lulzim Basha filmohet herë pas here duke shijuar jetën.

    1. Edi Rama ka gjetur mbështetës në perëndim, sidomos nga Kancelarja Merkel në ditët e mëdha të qeverisjes së saj, tani nga presidenti Makron, deri diku nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe shtetet e tjera, të cilat, të lodhura nga mëritë dhe brengat e pashëruara ballkanike, që shpesh-herë kanë qenë fatalisht të përgjakura, kanë menduar se kanë gjetur njeriun e duhur të detantës politike ballkanike.

  5. Sipas fotos, dicitura perfekte do te ishte: Dhe kari rri e veshtron yjet…” meqe ka leshu edhe satelitet e kristaqit

  6. “A je në terezi…”/ Evi Kokalari: Akuzat e Berishës ndaj Yuri Kim janë çmenduri, Doktori po i hap varrin vetes,Dorjana ushqehu me pesticide do te jesh me funksional

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *